LAJMI I FUNDIT:

Pastron zorrët: Hani këtë ushqim tri herë në javë dhe nuk do të keni nevojë të blini probiotikë

Pastron zorrët: Hani këtë ushqim tri herë në javë dhe nuk do të keni nevojë të blini probiotikë

Periudha e dimrit është e njohur për viruse dhe ftohje të shumta, ndërsa imuniteti ynë është më i dobët

Marrja e vitaminave është e domosdoshme për ta mbrojtur shëndetin dhe për ta forcuar imunitetin.


Një ndër ushqimet më të shëndetshme, ngrënia e të cilit rekomandohet në ditët e ftohta të dimrit, është lakra.

Kjo perime përmban nivel të lartë vitaminash C dhe B si dhe antioksidantë të fuqishëm. Kur fermentohet, bëhet gjithashtu një burim i pasur probiotikësh, transmeton Telegrafi.

Lakra turshi është një burim i pasur probiotikësh, gjethet e saj janë të pasura me baktere probiotike, me origjinë bimore, laktobacilus plantarum. Ato janë baktere të cilat gjenden në probiotikët e popullarizuar, të cilat nuk jeni të detyruar t’i blini nëse hani lakra turshi.

Hani tri herë në javë, kanë edhe fibra të rëndësishme për përshpejtimin e tretjes së ushqimit, transiti i materieve të dëmshme është aq i përshpejtuar dhe nuk ka kontakt të gjatë në zorrë, andaj nuk ka as raste për efekt negativ në shëndet.

Përveç lakrës, edhe rasolli është një probiotik i mirë, thonë nutricionistët.

– Ju rekomandojmë të konsumoni rasoll – e vetmja gjë që duhet pasur kujdes gjatë dimrit është që tretja të rregullohet në kohë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori