LAJMI I FUNDIT:

Pastrimi i liqenit të Badovcit, ambasadori Szunyog bëri thirrje për përkushtim dhe angazhim për një ambient më të mirë

Pastrimi i liqenit të Badovcit, ambasadori Szunyog bëri thirrje për përkushtim dhe angazhim për një ambient më të mirë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizoi të premten një aktivitet për pastrimin e liqenit të Badovcit.

Në këtë aksion për mbledhjen e mbeturinave ka marrë pjesë edhe ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog, i cili u bëri thirrje qytetarëve për përkushtim dhe angazhim maksimal për një ambient më të mire në liqene.


Ai tha se qëllimi i këtij aksioni është që të rritet edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve se duhet të jenë të kujdesshëm kur ndalen pranë liqenit, ose kur ndalen në natyrë.

“… Mendoj se është me të vërtetë një lloj aktiviteti i rëndësishëm dhe jo vetëm për komunitetin lokal dhe pastrimin e liqenit, por mendoj, gjithashtu se qëllimi ynë është të rrisim ndërgjegjësimin dhe ndoshta të informojmë më mirë njerëzit se duhet të jenë vërtet të kujdesshëm kur ndalen pranë liqenit, ose kur ndalen në natyrë. Ata duhet t’i marrin mbeturinat me vete në shtëpitë e tyre dhe t’i hedhin ashtu siç duhet me kompanitë e pastrimit”, theksoi ambasadori Szunyog.

Po ashtu, ambasadori tha se liqeni i Badovcit duhet mbajtur pastër edhe për një arsye tjetër, siç tha ai për rritjen e numrit të turistëve.

Drejtoresha ekzekutive në Asociacionin për Mbrojtjen dhe Pastrimin e Mjedisit të Kosovës – Pamkos, Merlina Beu-Muçaj tha se aktiviteti ka për qëllim rritjen e vetëdijesimit të qytetarëve për ruajtjen e kujdesin mjedisor në hapësirat e resurseve ujore, të cilat janë të nevojshme për qytetarët.

“Në kuadër të aktivitetit i cili zhvillohet nga BE-ja dhe GIZ-it me partner të nivelit lokal, është duke u bërë këtu një aktivitet për pastrimin e liqenit të Badovcit, i cili ka për qëllim të motivojë të gjithë njerëzit që e duan mjedisin për mirëmbajtjen dhe kujdesin mjedisor sidomos në hapësirat e resurseve ujore, të cilat janë të nevojshme për qytetarët”, theksoi ajo.

Përkundër motit me shi sot, aktivistët vullnetarë mblodhën dhjetëra thasë mbeturina nga Liqeni i Badovcit.

Pjesë e këtij aktivitetit ishin edhe kompania Green Art Center Prishtina(GAC) dhe kompania “Pastrimi” Prishtinë. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori