LAJMI I FUNDIT:

Passcard – Kartela studentore, e vetmja në Kosovë, tash në treg (Video)

Passcard – Kartela studentore, e vetmja në Kosovë, tash në treg (Video)

Derisa në vendet perëndimore, pajisja e studentëve me kartela studentore që bëjnë identifikimin unik të tyre dhe ofrojnë shërbime të veçanta për ta, është një praktikë e kahmotshme, në Kosovë kjo ka munguar deri sivjet.

Edhe pse pothuajse të gjitha universitetet në Kosovë pajisin studentët e tyre me kartela identifikuese, ato janë të llojllojshme dhe përveç se vërtetojnë që një person vijon studimet në atë universitet nuk ofrojnë më shumë shërbime për ta.

Duke filluar nga ky vit akademik, në Kosovë është lansuar kartela e vetme studentore, Passcard.

Passcard përpos që ofron një identifikim unik për të gjithë studentët, ajo ofron edhe shërbime për ta.

Poseduesit e Passcard përfitojnë zbritje në shërbime dhe produkte të llojllojshme në tërë territorin e Kosovës.

Mbi 80 biznese me mbi 100 pika shitjeje në të gjitha qytetet (Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan) ofrojnë zbritje të posaçme, deri në 50%, për poseduesit e Passcard në shërbimet dhe produktet e tyre.

Veprimtaria e këtyre bizneseve shtrihet në të gjithat sferat që prekin jetën e studentit përfshirë në edukim, akomodim, ushqim, aktivitete kulturore e sportive, veshmbathje, shëndetësi, transport e teknologji.

Për t’u pajisur me Passcard, personi duhet të jetë student në njërin nga institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, dhe të kryej aplikimin përmes ueb-faqës në www.passcard-ks.com.

Pagesa vjetore për Passcard është 12 euro dhe vlen për një vit akademik.

Studentët, përpos garancionit se ofertat janë të vlefshme gjatë tërë vitit, do të jenë përfitues edhe nga ofertat e tjera që shtohen në ndërkohë.

Gjithashtu, Passcard ofron edhe një treg të sigurt për studentët, duke përzgjedhur të bashkëpunojë me kompanitë liderë në fushat e tyre, dhe duke siguruar shërbime e produkte kualitative e të përshtatshme për studentët.

Procedura e aplikimit është e thjeshtë, merr pak kohë, dhe kryhet krejtësisht online.

Gjithashtu, Passcard momentalisht po bënë një kampanjë informative në fakultetet e Universitetit të Prishtinës dhe universitetet tjera në Prishtinë. Kështu që përcilleni Passcard në mediat sociale (Facebook, Twitter, Google+dhe Instagram) për t’u informuar se kur do të jenë pranë jush si dhe me ofertat më të reja.

Pra, nëse jeni student dhe dëshiron të kursesh para herën tjetër kur ushqehesh në ndonjërin nga disa prej restoranteve të shpejta më të popullarizuara në Prishtinë; ose kur të udhëtosh për vikend në qytetin tuaj; apo kur të shkosh në shopping për të blerë këpucë, rroba, dhe aksesorë të ndryshëm, vizitoni ueb-faqën e Passcard dhe aplikoni.
Me Passcard jeton më lirë!
www.passcard-ks.com
Ekipi Passcard