LAJMI I FUNDIT:

Pasqyrën e shtëpisë suaj mysafirët të parën e vërejnë: Këshillat si ta rregulloni korridorin

Pasqyrën e shtëpisë suaj mysafirët të parën e vërejnë: Këshillat si ta rregulloni korridorin

Qëndrimi i pakujdesshëm ndaj korridorit është pasqyra e zotit të shtëpisë dhe ajo duhet ndryshuar, së paku me imtësi, këshillojnë ekspertët e enterierit

Ndriçimi i rregulluar mirë është njëri ndër propozimet. Llambat e montuara, apo të llamba të vogla tavani të vendosura në linja, janë zgjidhja më e mirë për korridore të ngushta, por edhe nuk zënë shumë sipërfaqe.


Nëse hapësira është e vogël, zgjidhni llamba led në nuancë të dritës së bardhë ditore dhe të dritës së ngrohtë të bardhë.

Nëse keni korridor më të madh, atëherë zgjidhni llambadarin e përshtatshëm i cili do të lërë mbresë të parezistueshme vizuale, transmeton Telegrafi.

Nëse në korridor keni dritare (gjë që është rast i rrallë), vendosni perde të lehta, për të arritur efektin e stilit bashkëkohor, ndërkaq do të shmangni ndjenjën e mbingarkimit.

Te zgjedhja e ngjyrave kini parasysh që nuancat e shndritshme zgjerojnë vizualisht korridoret e vogla.

Dëshironi që ta ngjyrosni korridorin? Përdorni fantazinë. Një pjesë mund ta ngjyrosni në nuancë të shndritshme, ndërkaq pjesën tjetër në nuancë më të errët.

Kontrasti gjithmonë duket interesant dhe në atë mënyrë korridori do të duket më luksoz. Mund të zgjidhni edhe ngjyra të zjarrta, sepse ato duken optimiste dhe gazmore. Nëse vendosni për diç të tillë, patjetër duhet t’i kushtoni kujdes harmonizimit të ngjyrave me mobiliet.

Muret e korridorit mund t’i bëni më të bukura me ndihmën e tapetave, aq më parë nëse kanë ndonjë print interesant. Ato mund të jenë bazë për dekorim të mëtejshëm, por që duhet të zgjidhni ato të cilat janë më praktike për mirëmbajtje.

Mobiliet në korridor, po ashtu, duhet të jenë praktike, por edhe të bukura. Varësja efektive i jep hapësirës dinamikë.

Nuk do të gaboni as nëse vendosni për varëse muri. Ato janë zgjidhja e duhur për korridore të ngushta. Vetëm se nuk duhet të ketë shumë, sepse atëherë korridori mund të duket i parregulluar dhe kaotik. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Si të lajmë lodrat prej pelushi

Si të lajmë lodrat prej pelushi

Këshilla dhe ide
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori