LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e luftës në Ukrainë, rrëfimi i 64-vjeçares e cila ndan dhomën dhe shtratin me të birin dhe të dashurën e tij

Pasojat e luftës në Ukrainë, rrëfimi i 64-vjeçares e cila ndan dhomën dhe shtratin me të birin dhe të dashurën e tij

Sofia struket në cep të dhomës, duke tentuar të zë sa më pak  hapësirë, pasi pikërisht mungesa e hapësirës është kufizimi i vazhdueshëm në jetën e saj, raporton BBC.

19-vjeçarja jeton në një dhomë për një person me të dashurin dhe nënën e tij. Jo vetëm kjo, ata të gjithë ndajnë të njëjtin shtrat, transmeton Telegrafi.


“E urrej këtë. Thjesht kam nevojë për pak hapësirë për nevojat e mia personale”, thotë kjo vajzë e re.

Në fillim të këtij viti, Sofia Prosyanyk u largua nga Mariupoli, qytet ky që u rrethua dhe që u pushtua nga rusët në maj.

Ajo u takua me të dashurin e saj Yaroslav Moiseenko në një qendër evakuimi, përpara se të vinte të jetonte me të dhe nënën e tij Nadiia në fshatin Kalynivka, në perëndim të kryeqytetit ukrainas – Kiev.

Por Yaroslav dhe Nadiia u kthyen për të gjetur shtëpinë e tyre në gërmadha, të shkatërruar gjatë marshimit të dështuar rus në Kiev në fillim të luftës.

Tani ata të gjithë jetojnë në një shtëpi që dikur ka qenë “kuzhina verore” e familjes.

Hapësira e dyshemesë në dhomë mund të kalohet në tre hapa. Shtrati dhe frigoriferi janë në njërën anë, ndërsa një stufë qëndron pranë derës.

Në mes është një karrige mbi të cilën ata ulen kur lahen. Nadiia, 63-vjeçe, tregoi se si shtron një fletë plastike për të mos lagur dyshemenë.

Kjo e moshuar që tani pritet t’i mbushë 64, e përshkruan veten si “të pastrehë” dhe vazhdimisht qan derisa tregon sesa të vështirë e ka që të relaksohet kur shtrihet, në mes të rrënojave.

“Kur dua të shkoj të marr diçka, mbaj mend se ku ishin të gjitha gjërat në shtëpinë time të vjetër”, thotë ajo.

“Kishte një dollap afër murit. Tani kur dua të marr diçka nga atje mendoj, nuk ka më asgjë atje”, shtoi ajo

Kthimi në shtëpi pasi rusët kishin lënë fshatin e tyre, Kalynivka në perëndim të Kievit, duhet të ishte një gëzim për Nadiian, por në vend të kësaj është një burim i vazhdueshëm pikëllimi.

Ata shpresojnë se së shpejti, nëpërmjet një organizate bamirëse të quajtur Nest, do të marrin një shtëpi të parafabrikuar, ku Sofia do të mund të jetonte me Yaroslavin, ndërsa Nadiia do të qëndronte në ndërtesën matanë rrugës.

Ata ecin shtigjeve të mbuluara me borë në një pjesë tjetër të një fshati, ku burrat janë të zënë me ndërtimin e një prej atyre shtëpive të parafabrikuara për Nadiian 64-vjeçare dhe djalin e saj.

Ajo shkon për t’i përshëndetur ata, por menjëherë shpërthen në lot, duke kujtuar javët e para të luftës.

“Gjithçka ishte në zjarr. Predhat fluturonin pikërisht mbi kokat tona”, shtoi ajo.

Ata lanë shtëpinë e tyre në mars dhe u kthyen në maj, duke ndërtuar një vend të caktuar për të jetuar në vendin ku ishte shtëpia e tyre e vjetër.

Çatia, ashtu siç është, pikon vazhdimisht në dysheme të lagësht dhe të ndotur, ndërsa kuzhina është e ftohtë. Nadiia shpesh shtrëngon duart për shkak të dhimbjes së nyjeve të saj të fryra.

Megjithatë, Nadiia shpreson se Ukraina do ta fitojë luftën “sa më shpejtë të jetë e mundur”.

“Që të ketë paqe dhe qetësi. Që të gjithë ushtarët të kthehen në shtëpi të gjallë dhe shëndoshë. Kjo është gjëja kryesore. Mungesa e dritës nuk është e frikshme, ne do të mbijetojmë”, tha ajo për fund. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Kalo në kategori