LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e krizës, kërkesa për makina të kuqe ka rënë ndjeshëm

Pasojat e krizës, kërkesa për makina të kuqe ka rënë ndjeshëm

Blerësit ende zgjedhin ngjyrat akromatike kur blejnë makina.

Sipas Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtarëve të Automjeteve (SMMT), ngjyra më e popullarizuar në mesin e blerësve të makinave të reja në Mbretërinë e Bashkuar është ende gri me 397,197 makina të shitura dhe një pjesë prej 24.3%, e ndjekur nga e zeza dhe e bardha.


Gri zgjidhej më shpesh nga blerësit e motorëve me benzinë ​​dhe naftë, ndërsa e bardha ishte më e kërkuar nga blerësit e automjeteve elektrike, dhe e zeza nga hibridet plug-in, transmeton Telegrafi.

Shoqata thekson se ky ishte një vit rekord për sa i përket shitjeve të makinave të elektrizuara me një pjesë të tregut deri në 10%.

Për më tepër, e bardha është ngjyra më e kërkuar në makinat e vogla, ndërsa e zeza pritet të zgjidhet nga blerësit e sedanëve luksozë.

Për sa i përket modeleve, makina e kuqe më e shitur është Opel Corsa, Peugeot 208 e verdhë, Mini jeshile dhe Ford Fiesta blu.

Mercedes A-Class është jashtëzakonisht i popullarizuar në Britani dhe klientët më së shpeshti zgjedhin të bardhën dhe të zezën.

Klientët e Golg, preferojnë më shumë ngjyrën gri. /Telegrafi/