LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e coronavirusit, martohen pa prezencën e dasmorëve – dyshja e transmetojnë ceremoninë ‘live’ në Facebook

Pasojat e coronavirusit, martohen pa prezencën e dasmorëve – dyshja e transmetojnë ceremoninë ‘live’ në Facebook

Pasojat e coronavirusit po vazhdojnë të ndjehen në çdo aspekt të jetës, duke filluar nga shëndeti, puna e deri te fati i jetës.

Kështu ka ndodhur edhe me një çift që u detyruan të martohen pa prezencën e dasmorëve, të cilët ishin mbyllur në shtëpitë e tyre dhe po e përcillnin ceremoninë martesore drejtpërdrejtë nga Facebook, transmeton Telegrafi.


Duke respektuar këshillat e zyrtarëve shëndetësorë siç është distancimi fizik social, dyshja menduan se do të ishte me rrezik të madh të ftoheshin dasmorët, kështu e transmetuan live në Facebook ceremoninë martesore, ku rolin e shoqëruesit e nuses e morën qentë e dyshes.

Bëhet fjalë për Autumn Wood, 28-vjeçe dhe Christian Miller, 28, që nuk arritën ta realizojnë ëndrrën e kamotshme për shkak të izolimit nga coronavirusit – të organizojnë ceremoni të madhe martesore.

Të pranishëm në ceremoni ishin vetëm familjarët e dyshes që janë izoluar së bashku me ata në shtëpi, kurse pamjet janë filmuar më 20 prill. /Telegrafi/