Pasoja e mistershme të marihuanës: Adoleshentët raportojnë të njëjtat simptoma të ‘çuditshme’

Një sëmundje e pazakontë është në rritje në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në shtetet që kanë legalizuar marihuanën
Përdoruesit e zakonshëm të kanabisit, përfshirë adoleshentët, po shfaqen në dhomat e urgjencës duke u ankuar për shqetësime të rënda të zorrëve.
“Janë duke u ankuar për dhimbje barku, kanë shumë të përziera dhe mbajnë vazhdimisht barkun me dorë”, thotë dr. Sam Wang, mjeku i cili po trajton adoleshentët me këtë lloj problemi, shkruan CNN.
“Ata vjellin dhe pastaj vazhdojnë të vjellin edhe më shumë. Kjo vazhdon me orë të tëra”, shton ai.
Sam thotë se “kemi të bëjmë me një rast të sindromës së hiperemezisë së kanabisit ose CHS”.
Një gjendje e çuditshme
Sindroma e hiperemezisë së kanabisit shpërtheu në skenën mjekësore në 2004, kur një grup studiuesish kaluan 19 përdorues kronikë të marihuanës me të njëjtat simptoma. Studiuesit ndoqën nëntë nga pacientët me kalimin e kohës dhe zbuluan se simptomat u larguan kur përdorimi i kanabisit u ndalua, por u kthyen kur u rifillua.
Ajo që është edhe më e çuditshme, është se të gjithë këta pacientë janë vetëtrajtuar fillimisht me një dush të nxehtë, pa asnjë lloj sugjerimi nga mjekët.
Pse një banjë e nxehtë? Kjo nuk është plotësisht e qartë. Tetrahydrocannabinol, ose THC, përbërësi kryesor tek marihuana, ka qasje në receptorët e dhimbjes së trupit, kështu që një teori është se ndjenja tërheqëse e nxehtësisë ekstreme ndërpret ciklin e dhimbjes, duke lehtësuar kështu simptomat. Në këtë kontekst, vetë trupi i pacientëve ka kërkuar një dush të nxehtë.
Sidoqoftë, edhe këtu ka një “kontrast”:
THC-ja dhe kanabinoidët e tjerë në bimën e marihuanës janë përdorur për lehtësimin e dhimbjeve – duke hequr, në mënyrë paradoksale, pikërisht të vjellat dhe dhimbjen e kokës tek pacientët me kancer që i nënshtrohen kimioterapisë.
Pavarësisht popullaritetit të marihuanës si një qetësues dhimbjesh, rezultatet e studimit mbi efektivitetin e saj kanë qenë të përziera. Megjithatë, pse i njëjti përbërës do të lehtësonte dhe gjithashtu do të shkaktonte dhimbje? Ndër një mori mundësish: Nivelet e dozës.
Një mister tjetër: Jo të gjithë përdoruesit e marihuanës apo lëndëve të tjera të ngjashme janë prekur nga CHS. Nuk është plotësisht e qartë se kush është i predispozuar të preket nga ky çrregullim, citon Anabel.
Pyetje të tjera pa përgjigje: A ka një kohëzgjatje të caktuar? A është një lloj më specifik produkti? Për këto dhe shumë të tjera, mjekët nuk kanë ende përgjigje.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Stërvitja më e mirë e trurit: Cilat janë përfitimet e leximit të çdoditshëm?

Ndiheni të uritur sapo zgjoheni? Ja cili mund të jetë shkaku

Cilat vitamina mund të përdorni së bashku: Merren më shpesh për imunitet, por në këtë kombinim janë më të efektshmet

Ndiheni të uritur sapo zgjoheni? Ja cili mund të jetë shkaku

Stërvitja më e mirë e trurit: Cilat janë përfitimet e leximit të çdoditshëm?

Mbahet Moduli 10 i Kursit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë

Cilat vitamina mund të përdorni së bashku: Merren më shpesh për imunitet, por në këtë kombinim janë më të efektshmet

Cilët tinguj dhe ngjyra mund t'i shqetësojnë fëmijët me autizëm

Një procedurë e rrezikshme kozmetike po merr gjithnjë e më shumë 'viktima'

KiKxxl & evroTarget LLC

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID 160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?
Më të lexuarat

Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Krasniqi për takimin me Escobarin: Do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën nëse SHBA përdor zyrtarisht fjalën “sanksion"

Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Prezantuesja kroate dhe legjenda Hierro janë në pritje të fëmijës së parë të përbashkët

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden