LAJMI I FUNDIT:

Pasi u tallën me Donald Trumpin – vjen një tjetër veprim sensacional nga Southamptoni: Shtëpia e liderit të Ligës Premier

Pasi u tallën me Donald Trumpin – vjen një tjetër veprim sensacional nga Southamptoni: Shtëpia e liderit të Ligës Premier

Southamptoni arriti në javën e tetë të Ligës Premier që të mposhtë Newcastle Unitedin me rezultat 2-0.

Skuadra angleze fitoi me golat e shënuara nga Che Adams dhe Stuart Armstrong, duke arriti të grumbullonin 16 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli.


Me këtë fitore, Southamptoni është bërë lider i Ligës Premier, derisa kreativiteti i tyre ka bërë bujë në rrjetet sociale.

Pasi u bë lider i Ligës Premier, Southamptoni ironizon me thënien e Donald Trumpit: Ndalojeni numërimin
Lexo po ashtu Pasi u bë lider i Ligës Premier, Southamptoni ironizon me thënien e Donald Trumpit: Ndalojeni numërimin

Jo vetëm që u tallën me një thënie të Donald Trumpit derisa po zhvilloheshin zgjedhjet në Amerikë, tani kanë bërë një veprim tjetër edhe më fantastik.

Në mbishkrimin e tyre në llogarinë në Twitter, ata kanë ndryshuar edhe bion e tyre: “Shtëpia e liderit të Ligës Premier”.

Pas më shumë se 32 vitesh, Southamptoni nuk kishte qenë asnjëherë në këtë pozitë, e që nga kjo gjë edhe janë frymëzuar. /Telegrafi/