LAJMI I FUNDIT:

Pasi u sulmua seksualisht, e mitura në Malishevë tenton vetëvrasjen – dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Pasi u sulmua seksualisht, e mitura në Malishevë tenton vetëvrasjen – dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Një e mitur në Malishevë ka tentuar që të bëjë vetëvrasje, pasi është sulmuar seksualisht nga një person.

Rasti ka ndodhur më 31 maj të këtij viti, ndërsa i dyshuari është arrestuar të hënën e 3 korrikut.


Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Po, mund të ju konfirmoj se një vajzë e mitur ka tentuar që të kryejë vetëvrasje pasi është sulmuar seksualisht nga një person. Rasti ka ndodhur më 31 maj dhe viktima është dërguar në gjendje të rënë shëndetësore në QKUK. Ndërsa, i dyshuari është arrestuar dje”, ka thënë Elezaj, duke shtuar se gjendja shëndetësore e viktimës aktualisht është e rëndë.

Ai tutje ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/