LAJMI I FUNDIT:

Pasi u konfirmua se do t’i mungojë gjatë Werderit, Milot Rashica me një postim motivues në rrjetet sociale

Pasi u konfirmua se do t’i mungojë gjatë Werderit, Milot Rashica me një postim motivues në rrjetet sociale

Milot Rashica ka pësuar një lëndim që do ta mbajë jashtë fushave për rreth dy muaj.

Rikthimi i sulmuesit vushtrrias në fushë pritet të ndodh në fund të muajit janar dhe mungesa e tij do të jetë një hendikep i madh për Werderin.

Klubi gjerman ka konfirmuar që Rashica ka pësuar një lëndim në tendin e kofshës dhe do të mbetet jashtë fushave për rreth shtatë javë.

Përkundër që ka pësuar lëndim, vushtrriasi nuk është dorëzuar, pasi ai tanimë ka bërë një postim në rrjetet sociale duke treguar se nuk është tip i lojtarit që dorëzohet.

“Bie shtatë herë, por qohu tetë”, ka shkruar Rashica në profilin e tij zyrtar në ‘Twitter’.

Ky postim i tij tregon se Miloti përkundër lëndimit nuk është demoralizuar, por do të punojë edhe më shumë që të rikthehet më i fortë në fushat e blerta.

24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar pesë ndeshje në Bundesliga, ku ka bërë vetëm një asistim pa e gjetur golin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori