LAJMI I FUNDIT:

Pasi Prokuroria i hodhi poshtë akuzat, Muaremi paralajmëroi padi ndaj Ruskovskës

Pasi Prokuroria i hodhi poshtë akuzat, Muaremi paralajmëroi padi ndaj Ruskovskës

Ish-drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi ka paralajmëruar padi ndaj prokurores tashmë të shkarkuar, Villma Ruskovska, raporton Meta.

Ai u shpreh i kënaqur nga zhvillimi i procedurave kundër tij, pasi Prokuroria Themelore Publike i hodhi poshtë si të pabaza të dy akuzat ndaj tij. Në komunikimin me gazetarët përmes Viberit, ai vlerësoi që kjo është një dëshmi se nuk ka punuar në mënyrë të paligjshme derisa ishte drejtor në Drejtorinë për Polici Financiare.


Muaremi paralajmëroi që do të ngre padi ndaj prokurores Vilma Ruskovska e cila ka udhëhequr lëndën kundër tij.

“Vendimet e Prokurorisë konfirmuan se institucioni të cilin unë e kam udhëhequr nuk ka pasur parregullsi dhe kundërvajtje në periudhën e udhëheqjes sime. Siç kam thënë më herët, kam të njëjtin qëndrim se sulmi ndaj meje ishte për interesa dhe qëllime personale, duke keqpërdorur edhe funksionin e prokurorit publik që të më dëmton muaj dhe Drejtorinë”, deklaroi Muaremi.

Ndryshe, dy kallëzimet penale ndaj ish-drejtorit të Drejtorisë për Polici Financiare, Arafat Muaremi, janë vlerësuar si të pabaza nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup.

Në mars të këtij viti shkaktoi bujë zgjedhja e prokurorit për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazit nga Kërçova, i cili u akuzua në opinion për afërsi të tij me funksionarët e BDI-së, për çka u publikuan edhe disa fotografi. Për zgjedhjen e tij edhe ambasadorja e SHBA-ve në Shkup deklaroi se është e habitur me procesin, ndërkaq Abazi mohoi çdo lidhje të tij me BDI-në. Zgjedhja e tij erdhi pas ngjarjeve mes prokurores Vilma Ruskovska dhe drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi. Ruskovska u suspendua për shkak të bastisjes në Policinë Financiare, ndërkaq Muaremi dha dorëheqje një ditë pas skadimit të mandatit 6-mujor të ushtruesit të detyrës së drejtorit.

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori