LAJMI I FUNDIT:

Pasi kreu obligimin qytetar, Trump i drejtohet mediave me një dozë humori: Votova për një person me emrin Donald Trump

Pasi kreu obligimin qytetar, Trump i drejtohet mediave me një dozë humori: Votova për një person me emrin Donald Trump

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe njëherit kandidat për mandatin e dytë nga radhët e Republikanëve në zgjedhjet presidenciale, ka votuar sot duke treguar madje “të përzgjedhurin” e tij.

Trump ka votuar në Florida, ku aktualisht është duke pushuar në vilën e tij luksoze, transmeton Telegrafi.

“Kam votuar për një person me emrin Donald Trump”, ka thënë Trump me një dozë humori derisa po dilte nga objekti.

E pasi kreu obligimin e tij qytetar, presidenti është nisur drejt aeroportit ndërkombëtar Palm Beach, për të udhëtuar për një takim pune në Karolinën e Veriut.

Në anën tjetër është bërë e ditur se Zonja e Parë, Melania Trump, nuk e ka shoqëruar Trumpin në këtë udhëtim.

Kujtojmë që zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 3 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Videoja e tigrit teksa kërcen lumin ngjall reagime në internet

Videoja e tigrit teksa kërcen lumin ngjall reagime në internet

Interesante
Kalo në kategori