LAJMI I FUNDIT:

Pasi e largoi nga puna, punëtori në Prishtinë rrihet fizikisht me shefin – përdor edhe thikën

Pasi e largoi nga puna, punëtori në Prishtinë rrihet fizikisht me shefin – përdor edhe thikën
Foto: Ilustrim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të mërkurën mbrëma në Prishtinë.

Policia njofton se një person është arrestuar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën lidhur me ndërprerjen-shkëputjen e marrëdhënies së punës, të njëjtit janë përfshirë në konflikt fizik duke e goditur njëri tjetrin.


Ndërsa, i dyshuari pasi kishte dalë nga lokali kishte marrë një mjet të mprehtë-thikë dhe kishte goditur viktimën tjetër, i cili po ashtu ishte i përfshirë në rast, të cilit i ka shkaktuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po ashtu, në konsultim me prokurorin, edhe ndaj babait të të dyshuarit është iniciuar rasti “dhënie ndihmë kryerësit të veprës penale”, pasi që thika e cila ishte përdorur, gjatë kontrollit është gjetur te ai. Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR & Dhënie ndihmë kryesit të veprës

Prishtinë 26.10.2022-22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar lidhur me ndërprerjen-shkëputjen e marrëdhënies së punës, të njëjtit janë përfshirë në konflikt fizik duke e goditur njëri tjetrin, ndërsa i dyshuari pasi kishte dalë nga lokali kishte marrë një mjet të mprehtë-thikë dhe kishte goditur viktimën tjetër (m/sh/k) i cili po ashtu ishte i përfshirë në rast, të cilit i ka shkaktuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Po ashtu, në konsultim me prokurorin, edhe ndaj prindit (babait) të dyshuarit është iniciuar rasti “dhënie ndihmë kryerësit të veprës penale”, pasi që mjeti i dyshuar-thika e cila ishte përdorur, gjatë kontrollit është gjetur te i dyshuari-prindi i tij. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori