LAJMI I FUNDIT:

Pasi doli pozitiv për coronavirus, mjeku i Trump tha se presidenti mori një “kokteil eksperimental antitrupash” – ja për çfarë bëhet fjalë

Pasi doli pozitiv për coronavirus, mjeku i Trump tha se presidenti mori një “kokteil eksperimental antitrupash” – ja për çfarë bëhet fjalë

Presidenti Trump është shtruar në qendrën spitalore të ushtrisë amerikane “Walter Reed” pranë Uashingtonit për trajtim mjekësor kundër coronavirusit, ka njoftuar më herët Shtëpia e Bardhë.

Më herët Shtëpia e Bardhë nxori një deklaratë duke njoftuar se presidenti do të qëndrojë disa ditë në spital, bazuar në rekomandimet e mjekut.


“Presidenti është me humor të mirë, ka simptoma të lehta dhe ka vazhduar punën gjatë gjithë ditës”, kishte thënë në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany.

COVID-19: Çfarë do të ndodhte nëse Donald Trump “do të sëmurej rëndë” për të qenë president?
Lexo po ashtu COVID-19: Çfarë do të ndodhte nëse Donald Trump “do të sëmurej rëndë” për të qenë president?

Ndërkohë, më herët të premten, mjeku i presidentit, Dr. Sean Conley, tha në një deklaratë për shtyp se presidenti mori një dozë intravenoze anti-trupash të dyfishtë të prodhuara nga Regeneron Pharmaceuticals Inc, duke e shoqëruar me zink, vitamin D, famotidinë, melatoninë dhe aspirinë, shkruan VOA.

Presidenti Donald Trump “vazhdon të jetë i këputur, por (është) me humor të mirë”, pasi u trajtua me një kokteil eksperimental antitrupash ndaj COVID-19, tha mjeku.

REGN-COV2, ilaçi i kompanisë Regeneron, është pjesë e një klase ilaçesh eksperimentale për COVID-19, të njohura si anti-trupa monoklonale – kopje të prodhuara të anti-trupave njerëzore ndaj virusit, të cilat po analizohen si trajtim për pacientët në fazat e hershme.

Presidenti Trump shtrohet në spitalin ushtarak "Walter Reed" pas diagnozës me COVID-19
Lexo po ashtu Presidenti Trump shtrohet në spitalin ushtarak "Walter Reed" pas diagnozës me COVID-19

Kjo teknikë po përdoret gjerësisht për trajtimin e një sërë sëmundjesh, shkruan më tej VOA. Deri më tani ka vetëm të dhëna të kufizuara për anti-trupat e COVID-19, por kreu i departamentit për sëmundjet infektive Dr. Anthony Fauci është ndër personat që kanë thënë se është premtuese.

Kompania Regeneron njoftoi këtë javë rezultate testimesh që tregojnë se ilaçi i saj me anti-trupa përmirësoi simptomat e pacientëve me COVID-19 që nuk janë shtruar në spital, pa asnjë efekt serioz anësor dhe njoftoi se synon të hyjë në bisedime me Agjensinë e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të marrë autorizim për përdorim emergjence.