LAJMI I FUNDIT:

Pashkët, mesha qendrore mbahet në katedralen Shën Nënë Tereza

Pashkët, mesha qendrore mbahet në katedralen Shën Nënë Tereza

Sonte në mbrëmje besimtarët e krishterë kremtojnë Pashkët, një festë që përkujton ringjalljen e Krishtit.

Në Kosovë, mesha qendrore e Pashkëve, do të kremtohet në katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë në ora 21:00, të cilës do t’i prijë Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji.


Në mbarim të meshës, do të ndahen vezë të pashkëve për fëmijë dhe të pranishëm.

Ndërsa, nesër Imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën e ditës së Pashkëve në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren, në ora 11:00, ndërsa në të njëjtën orë një meshë do të ketë edhe në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Po nesër prej orës 18:00 do të mbahet mesha në kishën e Shën Ndout në Ulpianë në Prishtinë.

Nesër do të bëhet edhe pritja solemne e Pashkëve nga ora 19:00 deri në ora 20:00 në Qendrën “BogdaniPolis”, që gjendet poshtë Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë, e që organizohet nga Imzot Dodë Gjergji. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori