LAJMI I FUNDIT:

Pasardhësi i Lamborghini Huracan do të vijë në fund të vitit 2024

Pasardhësi i Lamborghini Huracan do të vijë në fund të vitit 2024

Ka pasur thashetheme lidhur me pasardhësin e Lamborghini Huracan, tani e dimë se do të lansohet në fund të vitit 2024 falë shefit ekzekutiv të markës, Stefan Winkelmann.

“Në fund të vitit 2024 një Huracan krejtësisht i ri do të dalë në treg”, tha Winkelmann gjatë një prezantimi për shtyp, sipas Road & Track.


Winkelman rikthekson gjithashtu se zëvendësimi i Huracan do të ketë grupin e fuqisë plug-in hibrid, transmeton Telegrafi.

Shefi i Teknologjisë i Lamborghinit, Rouven Mohr tha se modeli po merrte një konfigurim PHEV në korrik të vitit 2022.

CEO i Lamborghinit nuk dha asnjë detaj në lidhje me paraqitjen e motorit. Sipas pretendimeve nga një person i brendshëm anonim, pasardhësi i Huracan mund të ketë një V8 me dy turbo. /Telegrafi/