LAJMI I FUNDIT:

Pasagjeri i pakujdesshëm aksidentalisht i vë zjarrin tualetit gjatë fluturimit për në Bangkok

Pasagjeri i pakujdesshëm aksidentalisht i vë zjarrin tualetit gjatë fluturimit për në Bangkok

Një pasagjer në një fluturim El Al midis Tel Avivit dhe Bangkok, i cili po përpiqej të shijonte fshehurazi një cigare në tualet, shkaktoi një emergjencë në ajër kur arriti t’i vinte flakën tualetit.

Ekuipazhi i avionit zgjodhi të mos përfshijë policinë lokale tajlandeze në këtë çështje, pasi ekuipazhi i aeroplanit shua shpejt zjarrin dhe nuk shkaktoi asnjë dëmtim në aeroplan.


Megjithatë, një zëdhënës i linjës ajrore tha se pasagjeri do të përballet me veprime ligjore pasi të kthehet në Izrael nga Tajlanda, transmeton Telegrafi.

Pasagjeri i varur nga nikotina kishte hedhur bishtin e tij të cigares që ende digjej në një kosh mbeturinash, duke ndezur disa letra të banjos të hedhura aty, raporton Daily Star.

Stjuardesat u lajmëruan menjëherë për urgjencën nga detektorët e tymit në tualet.

Ndërkaq, avionit, një Boeing 777-200, nuk i është shkaktuar asnjë dëm afatgjatë, pasi ekuipazhi ajror arriti të hynte në tualet me aparate zjarri përpara se zjarri të përhapej edhe më shumë.

“Fluturimi vazhdoi sipas planit dhe u ul i sigurt në aeroportin në Bangkok. Pasagjeri u paralajmërua dhe çështja u kalua për ekzaminim të mëtejshëm në departamentin tonë ligjor”, thuhej në deklaratën e kompanisë ajrore.

Pushimet e pasagjerit të pakujdesshëm në Tajlandë mund të mos jenë aq relaksuese sa prisnin fillimisht, duke pasur parasysh se ai ka “kërcënimin” e ndjekjes penale mbi të kur ai të kthehet në shtëpi. /Telegrafi/