LAJMI I FUNDIT:

Pasagjerët mbetën të habitur kur kuptuan se aeroplani i tyre po shoqërohej nga një aeroplan luftarak – zbulohet arsyeja

Pasagjerët mbetën të habitur kur kuptuan se aeroplani i tyre po shoqërohej nga një aeroplan luftarak – zbulohet arsyeja

Pasagjerët e EasyJet kanë mbetur të habitur kur kuptuan se aeroplani i tyre po shoqërohej nga një aeroplan luftarak spanjoll.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje në të cilën një aeroplan luftarak F18 është parë duke fluturuar afër një A319 që transportonte pushues nga Gatwick (Londër) në Menorca (Spanjë).


EasyJet ka konfirmuar incidentin e pazakontë, duke thënë se kjo ndodhi për shkak të ‘kontrollimeve paraprake të sigurisë’.

Pas kësaj, udhëtarët thuhet se u mbajtën në pistë për katër orë pasi ai u ul me gjysmë ore vonesë në ishujt Balearik spanjoll.

Siç vë në pah Reuters, aeroplani u shoqërua në destinacionin e tij nga një aeroplan luftarak spanjoll pasi një adoleshent britanik në bord bëri një kërcënim me bombë në mediat sociale.

Rregullat e Agjencisë së Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian (EASA) thonë se aeroplanët luftarakë mund të përgjojnë aeroplanët civilë vetëm si “zgjidhjen e fundit”.

Ndryshe, vënë në pah mediat, aeroplani luftarak F18 është i famshëm për fluturimin e Tom Cruise në Top Gun.

Të aftë për shpejtësi supersonike deri në 1,190 mph, ata kanë aftësinë të mbajnë një sërë armësh duke përfshirë raketa ajër-ajër, raketa kundër anijeve dhe raketa ajër-tokë.

Ata përdoren nga Forcat Ajrore Spanjolle dhe Trupat Detare të SHBA-së, ndër të tjera.

Ndërkohë një zëdhënës i easyJet ka thënë për The Sun: “easyJet mund të konfirmojë se fluturimi EZY8303 nga Londra Gatwick për në Menorca u shoqërua me aeroplan ushtarak gjatë uljes në Menorca dhe zbarkoi me vonesë për shkak të kontrolleve paraprake të sigurisë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Themeluesi i Binance dënohet me katër muaj burg në SHBA

Themeluesi i Binance dënohet me katër muaj burg në SHBA

Amerika
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Vizita e shtatë në Izrael e Blinkenit, Netanyahu nuk bindet për armëpushim: Lufta nuk do të ndalet në Gaza

Vizita e shtatë në Izrael e Blinkenit, Netanyahu nuk bindet për armëpushim: Lufta nuk do të ndalet në Gaza

Azia
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori