A e kanë ndërmend institucionet kompetente t’i pyllëzojnë sipërfaqet e djegura? Drejtoresha e Ndërmarrjes Publike “Pyjet Nacionale” Juliana Nikollova thotë se së pari duhet të pritet dhe të shuhen zjarret tërësisht, e pastaj Inspektorati i Pylltarisë do të dalë në terren për të bërë kontroll.
“E dini ne kemi baza vjetore ku kemi paraparë mbjelle të drunjve. Duhet të bëjmë aneks të këtyre bazave, sepse situata tashmë ka ndryshuar. Pastaj, Inspektorati na detyron të bëjmë sanim në terren. Pastrim i terrenit dhe pyllëzim”, deklaroi Nikollova.
Por, a ka fidanë të mjaftueshëm dhe punëtorë të cilët do ta kryejmë këtë punë? Nikollova pohon se ka fidanë, por lidhur me atë sa punëtorë do të nevojiten për mbjellje, thotë se do të presin të përfundojë e gjithë situata dhe vlerësimi fillestar në terren.
“Më duhet të theksoj se kemi fidanë në njësitë tona të cilat prodhojnë material jashtëzakonisht cilësor dhe me këtë material ne mund ta mbulojmë këtë terren. Fidanishtet tona në Shën Nikollë dhe Kumanovë janë të pajisura mirë dhe kanë kapacitet t’i plotësojnë të gjitha nevojat”, tha më tej Nikollova.
Ministri i Mjedisit Jetësor, Naser Nuredini paralajmëron ndihmë nga BE-ja për t’i kthyer pyjet siç kanë qenë.
Dyshimet e qytetarëve që i shfaqën përmes rrjeteve sociale se toka e djegur do të shitet si tokë bujqësore, ministri Arjanit Hoxha i cilëson si të pabaza.
Sipas ligjit, sipërfaqet e djegura duhet të pyllëzohen brenda dy viteve. Por, për riparimin e pyjeve do të duhen nga 20 deri në 50 vite. Vlerësimet e para lidhur me dëmin e shkaktuar material, do të mësohen kah fundi i javës që vjen. Në vitin 2020 janë pyllëzuar gjithsej 569 hektarë, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë. Ky numër është më i lartë në vitin 2019 dhe 2018 kur ishin mbjellë nga pothuajse një mijë hektarë. Për një periudhë 3-vjeçare janë pyllëzuar gjithsej 2.493 hektarë./TV21/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

“National Geographic”: Këtë verë suksesi u takon plazheve shqiptare

Paralajmërohet rritja e çmimit të kafesë në Shqipëri, kryetari i Shoqatës se Bar-Restoranteve: Kemi rritur pagat e punonjësve

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Senatorët amerikanë: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet – dështimi rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Kusari – Lila e quan qesharak mocionin e AAK-së, reagon Tahiri: E dini mirë fuqinë e AAK-së në Kuvend

Tensionet në veri, Vuçiq paralajmëron bisedime me serbët në Kosovë

Para sanksioneve të mundshme, kërkohet zgjidhje për krizën në veri

Kadare në librarinë “Dukagjini”: Orientimi shumëshekullor i shqiptarëve ka qenë dhe mbetet Evropa

TradeCo LLC

Kolegji Universum

evroTarget L.L.C

KiKxxl & evroTarget LLC

KiKxxl & evroTarget LLC

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete
Më të lexuarat

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Gjashtë vendet në botë ku dielli nuk perëndon për më shumë se 70 ditë në vit

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?