LAJMI I FUNDIT:

Pas tre muajve, trupi i Fatmës që u vra nga Policia e Maqedonisë i dorëzohet familjes

Pas tre muajve, trupi i Fatmës që u vra nga Policia e Maqedonisë i dorëzohet familjes

Trupi i 23-vjeçares Fatmata Kamara nga Sierra Leone, e cila u qëllua nga policia e Maqedonisë në kazermën e Gjevgjelisë, sot pas tre muajsh i është dorëzuar bashkëshortit të saj Abu Bakar, për t’u transportuar në Sierra Leone për varrim.

Transporti është bërë përtej kufirit serb me të gjitha dokumentet e nevojshme dhe lejen e autoriteteve hetuese të RMV-së. Duke qenë se është hapur një procedurë hetimore paraprake për rrethanat që çuan në vdekjen e Fatmës dhe duke qenë se në ngjarjet para vdekjes ishte përfshirë një punonjës policie, u krye autopsi, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Rezultatet e autopsisë janë gati dhe me ndihmën e organizatës “Second Tree” që ndihmon emigrantët, bashkëshorti i vajzës, Abu Bakar, sot e ka marrë trupin nga “AD Buteli” dhe do të transportohet në Sierra Leone me ndihmën e një ceremonie mortore në Beograd.

Fatma u vra më 19 prill pasi një zyrtar qëlloi një plumb nga pistoleta e tij zyrtare. Versioni i policisë për ngjarjen është se pasi migrantët janë vërejtur në dy automjete, policia ka tentuar t’i ndalojë dhe njëri prej kontrabandistëve, 26-vjeçari K.J. ka sulmuar fizikisht policin duke tentuar t’i marrë armën, pas së cilës polici ka qëlluar me pistoletën e shërbimit dhe ka goditur gruan. Por ky version nuk konfirmohet pasi disa prej emigrantëve pretendojnë se nuk ka pasur asnjë përplasje me policin.

Por ky version kundërshtohet nga familja e Ebu Bakarit dhe Fatmës, të cilët pretendojnë se ndaj policit nuk ka pasur asnjë sulm fizik. Së shpejti do të bëhet e ditur nëse prokurori publik do të ngrejë padi kundër zyrtarit policor. Pasaporta i është konfiskuar për masë paraprake./Telegrafi/