Pas terrorit në Paris, grupi amerikan anulon të gjitha koncertet


Rok grupi amerikan, “Eagles of Death Metal”, që mbrëmë është dashur të performojë në sallën koncertale Bataclan në Paris, ku është kryer sulmi terrorist, ka anuluar të gjitha koncertet nëpër Evropë.
Bendi muzikor ishte dashur që të performojë në Evropë deri më 10 dhjetor, por pas sulmit të mbrëmshëm kanë vendosur të t’i anulojnë ato.
Anëtarët e bendit kanë vendosur të kthehen në SHBA – raporton France Press, transmeton Zëri.
Mësohet se të gjithë anëtarët e bendit kanë shpëtuar masakrës në sallën e koncerteve Bataclan.
Nga
Telegrafi
14/11/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate














































