LAJMI I FUNDIT:

Pas taksës 100%, importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina shënojnë rënie të madhe

Pas taksës 100%, importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina shënojnë rënie të madhe

Vendimi i Qeverisë për vendosjen e masës 100 për qind për produkte që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ka ndikuar në rënien e importit mbi 99 për qind nga këto dy shtetet.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, tha se efekti më i madh i këtij vendimi është fuqizimi i prodhuesve vendas.


“Efekti i vendimeve ka pasur rënie mbi 99 për qind të importit nga këto dy vende, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, nëntor-dhjetor, ka pasur 60 milionë euro import nga këto dy vende, ndërsa tani kemi disa qindra mijëra euro, efekti më i madh është në fuqizimin e prodhuesve vendës. Nëse marrim të dhënat pas vendimit të Qeverisë për masën tregon se kemi një rënie të theksuar të importit nga këto dy vende, në mesatare nga Bosnja e Hercegovina ka qenë 8 milionë euro, ndërsa nga Serbia ka pasur 40 milionë euro në bazë të importit”, tha Berisha, për EO.

Taksa 100% që fuqizoi prodhimet vendore
Lexo po ashtu Taksa 100% që fuqizoi prodhimet vendore

Në Doganën e Kosovës pas vendimi të Qeverisë së Kosovës kalojnë rreth 120 milionë të hyra.

“Në anën tjetër sfidë tek të hyrat kanë pasur ndikim vendimet e Qeverisë së Kosovës në fushën fiskale, marrëveshja e MSA-së të gjitha së bashku deri sot kalojnë mbi 150 milionë euro mbi të hyrat në Doganat e Kosovës. Pas Serbisë vjen Gjermania si vend kryesor që Kosova importon, pastaj vjen Turqia, Italia, Kina e pastaj Shqipëria, por ka qenë e pamundur që të bëhet zëvendësimi i të gjitha produkteve, pasi që për të lidhë kontrata të reja, bizneseve iu duhet një muaj kohë”, tha ai.

Sfidë për Doganën e Kosovës po mbesin ende kontrabandat, madje ky problem ka shënuar rritje menjëherë pas vendimit të Qeverisë për vendosjen e masës.

“Kontrabanda është një sfidë e të gjitha shteteve të botës, këtë vit kemi mbi 2200 zbulime të veprave penale dhe doganore, mbi 90 për qind kundërvajtje doganore. Nëse flasim pas vendimit të Qeverisë për masën, vërehet një rritje e kontrabandës sidomos në pjesë veriore të Mitrovicë, ne po luftojmë që asnjë mall të futet në kontrabandë përmes rrugëve ilegale. Kemi pasur raste që kemi zbuluar me miliona copë cigaresh të cilat janë importuar përmes rrugëve malore”, tha Berisha. /EO /Telegrafi/