LAJMI I FUNDIT:

Taksa 100% që fuqizoi prodhimet vendore

Taksa 100% që fuqizoi prodhimet vendore

Viti 2018 në qeverisjen ekonomike do të mbahet mend për tarifën 100 për qind e vendosur ndaj produkteve të cilat importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Fillimisht me 6 nëntor 2018, Qeveria e Kosovës vendosi taksë për 10 për qind për mallrat me origjinë nga këto dy vende, por pas pengesave në arenën ndërkombëtare si dhe dështimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, Qeveria e Kosovës më 21 nëntor 2018, ngriti taksën në 100 për qind, për prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. Ky vendim kishte ardhur pas propozimit të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala i cili kishe pak kohë pas ka marr këtë detyrë, transmeton Telegrafi.


Menjëherë pas mbledhjes, kryeministri Ramush Haradinaj, kishte thënë se një vendim i tillë ka qenë i domosdoshëm dhe ka vlerësuar se shteti serb në vazhdimësi nuk e ka zbatuar marrëveshjen e CEFTA-së në raport me Kosovën.

Qeveria e Kosovës vendos taksë 100% për prodhimet e Serbisë
Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës vendos taksë 100% për prodhimet e Serbisë

“Tani ne kemi bërë një analizë të respektimit të Marrëveshjes së CEFTA-së nga Serbia dhe aty shihet që Serbia i ka vendosur vazhdimisht Kosovës një taksë jo-tarifore. Jo e njëjtë me këtë taksën e produkteve që i kemi vendosur ne. Serbia e ka penguar transportin e mallrave dhe kështu nuk e ka respektuar marrëveshjen e CEFTA-së”, kishte thënë Haradinaj, shkruan Telegrafi.

Ministri Endrit Shala, kishte kërkuar edhe largimin e të gjitha produkteve në të cilat shkruan “Kosova e Metohija” dhe “UNMIK”.

Ai në profilin e tij zyrtar në Facebook ka shkruar se ky vendim është për shkak të pengesave që i bënë Serbia, Kosovës e po ashtu edhe për fuqizimin e produkteve vendore.

Ministri Shala tregon se pse i vendosen 100% taksë produkteve të Serbisë, kërkon nga prodhuesit vendorë rritjen e cilësisë së produkteve
Lexo po ashtu Ministri Shala tregon se pse i vendosen 100% taksë produkteve të Serbisë, kërkon nga prodhuesit vendorë rritjen e cilësisë së produkteve

“Ne vazhdën e përpjekjeve tona për të fuqizuar prodhuesit vendorë, për të fuqizuar ekonominë dhe shtetësinë tonë, sot me propozim të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Qeveria vendosi që ta ngris në 100 për qind taksën e importit ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Ju ftoj të gjithëve, të nderuar qytetarë të vendit tonë, prodhues, tregtar, që t’i bashkëngjiteni kauzës tonë, për zhvillim të vendit, për rritjen e punësimit dhe mirëqenies për qytetarët tonë”, kishte shkruar ai, përcjell Telegrafi.

Taksa 100% bllokoi importet e Serbisë dhe Bosnjës, 60 milionë euro më pak importe (Video)
Lexo po ashtu Taksa 100% bllokoi importet e Serbisë dhe Bosnjës, 60 milionë euro më pak importe (Video)

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha në një intervistë për Telegrafin lidhur me tarifën 100 për qind, kishte thënë se nga fillimi i nëntorit e deri më 21 dhjetor 2018, ka rezultuar me rënie të importeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Nëse i krahasojmë të dhënat e vitit 2018 me 2017, prej marrjes së masave mbrojtëse prej 10 për qind dhe masat prej 100 për qind, kemi rënie prej 99 për qind të importeve nga Serbia dhe Bosnja. Nga java e parë e nëntorit e deri më tani kemi rreth 60 milionë euro vlerë të importeve më pak nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Pra nga Serbia kemi rreth 52 milionë euro më pak importe ndërsa nga Bosnja rreth 8 milionë euro më pak”, ka thënë ai.

Berisha ka thënë se prej hyrjes në fuqi të masës 100 për qind, e deri më 21 dhjetor 2018, vlera e mallrave që kanë hyrë nga Serbia është vetëm 300 mijë euro, kurse nga Bosnja e Hercegovina shumë më pak.

Lidhur me vendosjen e taksës prej 100 për qind, ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ka deklaruar se Beogradi është i gatshëm për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, nëse shfuqizohet ky vendim.

Vuçiq: Dialogu Beograd-Prishtinë vazhdon nëse hiqet taksa për mallrat serbe
Lexo po ashtu Vuçiq: Dialogu Beograd-Prishtinë vazhdon nëse hiqet taksa për mallrat serbe

“Në çdo dialog ekzistojnë rregullat që të respektohet edhe pala tjetër. Presim nga Prishtina ta kryej punën e saj në mënyrë të civilizuar dhe të heq taksën. Kur ta bëjnë këtë, jemi menjëherë të gatshëm të vazhdojmë dialogun”, ka thënë Vuçiq.

Edhe zëvendëskryeministri serb, Rasim Lajiq, kishte thënë se shitja e mallrave serbe në Kosovë praktikisht është ndërprerë.

Zëvendëskryeministri i Serbisë: Nëse vazhdon taksa 100%, mallrat serbe do të zhduken nga Kosova
Lexo po ashtu Zëvendëskryeministri i Serbisë: Nëse vazhdon taksa 100%, mallrat serbe do të zhduken nga Kosova

Lajiq ishte shprehur në territorin e Kosovës janë eksportuar 30 milionë euro më pak mallra krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Është dëm i madh nëse vazhdohet me këto masa, kjo praktikisht do të thotë se do të ndërpritet tregtia e mallrave serbe, pra nëse vazhdon kjo masë, mallrat serbe do të zhduken atje”, ishte shprehur Lajiq, përcjell Telegrafi.

Më të butë ndaj Kosovës nuk kanë qenë as ndërkombëtarët.

Përfaqësuesja së lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, komisionarja për Tregti, Cecilia Malmstrom dhe komisionari për Zgjerim, Johannes Hahn, i kanë dërguar zyrtarisht një letër të përbashkët kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

BE, Haradinajt: Suspendoni taksën ndaj Serbisë, në këmbim që emërtimi “UNMIK” të zëvendësohet me Kosovo*
Lexo po ashtu BE, Haradinajt: Suspendoni taksën ndaj Serbisë, në këmbim që emërtimi “UNMIK” të zëvendësohet me Kosovo*

Tre pёrfaqёsuesit e Bashkimit Evropian ofrojnë një lloj kompromisi qё emërtimi UNMIK në Marrëveshjen e CEFTA-së të zëvendësohet me emrin e Kosovës por me fusnotё.

Në letrën që përfaqësuesit e Komisionit Evropian i kanë drejtuar Kryeministrit Haradinaj kanë adresuar edhe disa shqetësime që ai ua ka shprehur në letrën që ai e kishte dërguar më parë kur kishte sqaruar arsyet pse Kosova kishte vendosur këto masa.

“Ne kemi marrë në dijeni po ashtu edhe listën e rasteve të praktikës tregtare nga ana e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës që, sipas këndvështrimit të Kosovës, paraqesin barriera në zbatimin korrekt të aranzhimeve të CEFTA-së dhe krijojnë problem domethënëse në terren për veprimet ekonomike dhe për qytetarët”, thuhet në letër, shkruan Telegrafi.

“Si shenjë e vullnetit të mirë, me qëllim tё lehtësimit tё bisedave, i bёjmё thirrje qeverisë suaj qё tё suspendoj zbatimin e tarifave dhe atё para takimit tё Këshillit tё MSA-sё, si masë kalimtare para gjetjes sё zgjidhjes pёr tё gjitha problemet e identifikuara”, thuhet nё lёtrёn e dёrguar javёn e kaluar nё adresёn e Kreyministrit Haradinaj.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, me një letër drejtuar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, ka shprehur pakënaqësinë ndaj qasjes së Bashkimit Evropian kundrejt Kosovës.

Haradinaj me një sërë kritikash ndaj Mogherinit, ripërsërit qëndrimin e tij për taksën ndaj Serbisë
Lexo po ashtu Haradinaj me një sërë kritikash ndaj Mogherinit, ripërsërit qëndrimin e tij për taksën ndaj Serbisë

Duke folur për tarifën 100 për qind, Haradinaj, kishte shkruar se është ofenduese kategorizimi i vënies së taksës nga Kosova si provokim tregtar brenda CEFTA-së.

“Karakterizimi i veprimeve të Serbisë nga ana juaj si ‘provokim tregtar brenda CEFTA-së’ është thellësisht ofendues. Ju e dini që Serbia ka qenë e ashpër në sulmet e saj ndaj shtetit tonë, ndaj institucioneve tona dhe ndaj mirëqenies së qytetarëve tonë. Përkundër gjithë këtyre problemeve, ne kemi vazhduar të përkrahim, pa rezerva dialogun me Serbinë. Siç e dini, kemi marrë masa të fuqishme kohëve të fundit për ta forcuar dhe për ta përkrahur dialogun, bazuar në kompetencat kushtetuese të institucioneve tona. Kuvendi ynë ka dëshmuar se jemi të bashkuar për ta hapur një kapitull të ri në këtë proces”, kishte shkruar Haradinaj.

Në fund të letrës, ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të veprojë sipas detyrave të caktuara nga Kushtetua për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe ka ritheksuar qëndrimin lidhur me vënien e tarifës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës. /Telegrafi/