LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Dialogu Beograd-Prishtinë vazhdon nëse hiqet taksa për mallrat serbe

Vuçiq: Dialogu Beograd-Prishtinë vazhdon nëse hiqet taksa për mallrat serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Beogradi është i gatshëm për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, nëse shfuqizohet vendimi për rritjen e taksës prej 10 përqind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

“Në çdo dialog ekzistojnë rregullat që të respektohet edhe pala tjetër. Presim nga Prishtina ta kryej punën e saj në mënyrë të civilizuar dhe të heq taksën. Kur ta bëjnë këtë, jemi menjëherë të gatshëm të vazhdojmë dialogun”, ka shtuar Vuçiq.


Ai gjithashtu shtoi se nuk mund të parashikoj nëse Prishtina pas dështimit për t’u anëtarësuar në Interpol do të pranojë të heq taksën, apo të vazhdojë me masa më të ashpra.

“Është një pyetje e vështirë. Po të më thoshte dikush më herët se ekziston mundësia që dikush të vë taksa, do të thosha se një mentalitet  i tillë jo vetëm që nuk i takon shekullit të 21-të, por as të 17-të. Nuk e di çfarë të them, nuk e di çfarë do të bëjnë. Shpresoj që në të ardhmen nuk do të ketë lëvizje të tilla, por duhet të jemi të përgatitur”, ka shtuar Vuçiq.

Ai komentoi edhe kërkesën e ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, që të ndryshon qëndrimin karshi Malit të Zi dhe Maqedonisë, pas përkrahjes që i dhanë Kosovës në Interpol.

“Podgorica dhe Shkupi treguan se Prishtina është shumë më e rëndësishme për ata sesa Beogradi. Ne e kemi kuptuar mirë atë porosi. Duam të kemi raporte të mira, por i kemi kuptuar prioritetet e tyre. Ne do të veprojmë me përgjegjësi dhe seriozitet”, tha presidenti serb. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori