LAJMI I FUNDIT:

Pas takimit me Kurtin, Ambasadori Abbott kërkon që manovrimet politike të zhvillohen sipas Kushtetutës

Pas takimit me Kurtin, Ambasadori Abbott kërkon që manovrimet politike të zhvillohen sipas Kushtetutës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ku diskutuan për masat e marra nga Qeveria pas shfaqjes së koronavirusit në Kosovë.

Kurti theksoi se të sëmurët me COVID-19 janë në gjendje stabile dhe 6 nga ta janë liruar ta vazhdojnë shërimin në shtëpi, në vetizolim.


Sa i përket situatës politike, kryeministri Kurti bëri me dije se në këtë situatë të menaxhueshme nuk ka nevojë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme dhe se thirrja e presidentit është e pabazuar dhe e panevojshme.

Nga ana e tij, ambasadori Abbott tha se në këtë situatë të emergjencës së shëndetit publik është esenciale që veprimet politike të institucioneve shtetërore të qeverisen sipas Kushtetutës së Kosovës.

Ai bëri thirrje që të gjitha palët duhet të sigurohen që diskutimet dhe negociatat e tyre të zhvillohen në mënyrë që t’i sigurojnë të gjitha komunitetet në Kosovë, pa shkaktuar brengosje të shtuara që ndihen nga të gjithë në këto kohë të vështira.

Ai e siguroi kryeministrin Kurti për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për pavarësinë dhe stabilitetin në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori