LAJMI I FUNDIT:

Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Në takimin e së enjtes në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën ndonjë marrëveshje për çështjen transferimit të mjeteve financiare në valutën dinar nga Serbia në Kosovë.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se Serbia kishte qëndrime shqetësuese sa i përket çështjes së transferimit të mjeteve financiare në valutën dinar nga Serbia në Kosovë. Ndërkaq, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se bisedimet, ishin të vështira dhe të tensionuara.


Petkoviq ka thënë se pas shtatë orësh bisedime në Bruksel, “Beogradi ka treguar konstruktivitet, ka paraqitur propozimet e tij për gjetjen e zgjidhjes, por se Prishtina nuk dëshiron zgjidhje”.

Siç raportojnë mediat serbe, ai u tha gazetarëve në Bruksel se raundi tjetër i dialogut do të zhvillohet më 13 maj.

“Bisedimet kanë qenë të vështira dhe të tensionuara, por kanë qenë të drejtpërdrejta, gjë që është mirë. Unë dhe ekspertët patëm mundësinë që të paraqesim propozimet tona për idetë e BE-së dhe për të zgjidhur çështjen e dinarit, sepse me atë vendim Kurti kërcënoi mbijetesën e popullit serb. Kjo duhet të zgjidhet urgjentisht, bëhet fjalë për ekzistencën e serbëve”, tha Petkoviq, transmeton Telegrafi.

Siç tha ai ,gjatë gjithë kohës, Beogradi insiston në takime për të diskutuar dhe gjetur një zgjidhje.

“Ne i bëmë komentet e fundit për propozimet e BE-së dhe ia dorëzuam Lajçakut me mirëbesim dhe të tilla u vlerësuan. Bislimi gjatë gjithë kohës hodhi paralele, tha se nuk i interesojnë serbët që duan të largohen nga Kosova, por ata që duan të integrohen, gjë që vërtetoi politikën e Kurtit për të mos pasur popullin tonë dhe serbët në Kosovë”, tha Petkoviq.

Ai po ashtu tha se shpreson që më 13 maj të ketë përparim, por kjo nuk varet nga Beogradi, i cili, sipas tij, ka treguar konstruktivitet dhe se për të gjithë është e qartë se problemi është në Prishtinë.

Kryenegociatori serb tha se nuk është optimist për zgjidhjen e situatës, pasi siç tha ai, “pas kaq shumë propozimeve të mira nga pala serbe, nuk ka asnjë reagim nga pala tjetër” dhe vlerësoi se “nuk ka vullnet politik nga ana e Prishtinës të zgjidhë problemet”.

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Lexo po ashtu Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Petkoviq theksoi se pala serbe do të vazhdojë të insistojë në Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sepse siç thotë ai, të gjitha problemet ndodhin për shkak se nuk ka Asociacion dhe vlerësoi se zbatimi i marrëveshjes nga Kosova do të ishte i mundur nëse do të kishte Asociacion.

Takimi mes Bislimit dhe kryenegociatorit të Serbisë, Petar Petkoviq, ishte i pesti që zhvillojnë në Bruksel për çështjen e dinarit, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë në shkurt.

Për dallim nga takimet e mëparshme, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, nuk mbajti fillimisht takime të ndara me Bislimin dhe Petkoviqin, duke u futur drejtpërdrejt në takim trepalësh me ta.

Me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), euroja u caktua si valuta e vetme në Kosovë për kryerjen e pagesave me para të gatshme nga 1 shkurti. Hyrja në fuqi e kësaj rregulloreje ka zemëruar Serbinë, e cila përmes buxhetit të saj shtetëror u dërgon ndihmë financiare serbëve që jetojnë në Kosovë.

Bashkësia ndërkombëtare i ka kërkuar Kosovës ta pezullojë rregulloren, në mënyrë që t’u jepet kohë qytetarëve që të përshtaten me praktikën e re.

Por, Qeveria e Kosovës ka ngulur këmbë se fjala është për një vendim të pavarur të BQK-së e jo për vendim politik.

Në takimet e deritashme në Bruksel për këtë çështje janë dhënë disa propozime për gjetjen e një zgjidhje sipas së cilës Serbia do të mund të bënte pagesa për shfrytëzuesit e ndihmës financiare në Kosovë.

Lajçak tha të martën, dy ditë para takimit të sotëm, se është duke punuar për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori