LAJMI I FUNDIT:

Pas më shumë se 80 vjetësh, një stuhi tropikale mund ta godet Kaliforninë – përmbytje shkatërruese priten në Meksikë

Pas më shumë se 80 vjetësh, një stuhi tropikale mund ta godet Kaliforninë – përmbytje shkatërruese priten në Meksikë

Uragani Hilary, i cili po lëviz drejt bregut të Paqësorit të Meksikës, mund të shkaktojë përmbytje shkatërruese në atë shtet, paralajmëroi Qendra Kombëtare Amerikane e Uraganeve (NHC).

Parashikuesit thonë se uragani, i cili aktualisht ka erëra të qëndrueshme deri në 215 kilometra në orë, më pas do të humbasë shpejtësinë dhe do të shndërrohet në një stuhi tropikale që do të lëvizë drejt Kalifornisë jugore.


Nëse arrin në Kaliforni, do të jetë stuhia e parë tropikale që godet vendin në më shumë se 80 vjet, raporton cnn.

NHC paralajmëroi se “përmbytjet katastrofike dhe kërcënuese për jetën” mund të godasin shtetin meksikan të Baja California dhe SHBA-në jugperëndimore gjatë dy ditëve të ardhshme.

Plazhi Medano në Cabo San Lucas të Meksikës

Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) ka “personel dhe furnizime të paracaktuara në atë rajon”, tha presidenti amerikan, Joe Biden.

“I bëj thirrje të gjithëve që pritet të ballafaqohen me stuhitë, të marrin masa paraprake dhe të dëgjojnë udhëzimet e zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë”, tha ai.

Sasia e reshjeve mund të arrijë deri në 25 centimetra në disa zona, e cila gjë konsiderohet e rrallë në Kaliforni dhe Nevadë, tha Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS).

Në San Diego, NWS ka lëshuar një paralajmërim për përmbytje me “rrezik të lartë”.

Gati 26 milionë njerëz në pjesën jugperëndimore të Shteteve të Bashkuara mund të preken prej përmbytjeve. /Telegrafi/