LAJMI I FUNDIT:

Pas shpërthimit në New York, policia bllokon stacionin e autobusëve dhe metrosë – arrestohet një i dyshuar (Foto/Video)

Pas shpërthimit në New York, policia bllokon stacionin e autobusëve dhe metrosë – arrestohet një i dyshuar (Foto/Video)

Raportohet se ekziston mundësia të ketë ndodhur një sulm “terrorist” në New York, pasi një shpërthim i madh është dëgjuar në stacionin kryesor të metrosë afër sheshit “Time”.

Kalimtarët e rastit kanë pranuar se kanë dëgjuar shpërthimin në tunele që ndodhi afër stacionit të autobusëve rreth orës 6:30 sipas kohë lokale. Ky stacion i autobusëve është shumë afër sheshit Time, që frekuentohet nga mijëra njerëz në ditë, transmeton Telegrafi.


Ndërkaq, policia ka arrestuar një person i cili kishte me vete pajisje për aktivizimin e lëndëve shpërthyese. Departamenti Federal i New Yorkut, ka njoftuar se janë duke hetuar rastin nëse bëhet fjalë për ndonjë sulm të mundshëm terrorist, dhe kanë evakuuar zonën për shkaqe sigurie.

CNN raporton se metroja nuk ishte cak i një shpërthimi me bombë, dhe ekziston mundësia që ajo mund të ketë shpërthyer para kohe.

Deri më tani, raportohet vetëm për një të lënduar dhe ai është i dyshuari i kësaj vepre. Identiteti i tij nuk është zbuluar ende dhe nuk dihet nëse ka të lënduar tjerë, por dhjetëra autoambulanca janë parë duke u larguar me urgjencë nga vendi i ngjarjes.

Forcat e rendit i janë përgjigjur menjëherë telefonatës dhe kanë krijuar një perimetër të gjerë për shkaqe sigurie, derisa policia e New Yorkut ka njoftuar se metroja shtrihet nën stacionin e autobusëve. /Telegrafi/