LAJMI I FUNDIT:

Pas shpalljes së epidemisë së fruthit në nivel shteti, mungojnë vaksinat në Kërçovë

Pas shpalljes së epidemisë së fruthit në nivel shteti, mungojnë vaksinat në Kërçovë

Gati një muaj në Shtëpinë e Shëndetit në Kërçovë mungojnë vaksinat kundër fruthit. Prindërit janë shprehur të shqetësuar, pasi edhe pse kanë dashur të vaksinojnë fëmijët, procesi është shtyrë çdo ditë, ndërsa sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, ata nuk mund t’i dërgojnë fëmijët as në kopshte.

“Muajin e kaluar sollën një numër të vogël të vaksinave, të cilat menjëherë u harxhuan. Kemi fëmijë të vegjël, ndërsa në qytet ka të prekur nga virusi. Vazhdimisht na thonë se do të arrijnë vaksinat, por nuk e dimë për çfarë arsye kjo nuk ndodh”, tha për “A1on” një prind nga Kërçova, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ndërsa nga Shtëpia e Shëndetit në Kërçovë thanë se nuk posedojnë vaksina dhe nuk e dinë kur do të furnizohen me to.

Kurse nga Ministria e Shëndetësisë nuk janë përgjigjur në pyetjen për mungesën e vaksinave në Kërçovë.

Tenderi për vaksina për imunizim të vazhdueshëm dhe vaksina për indikacione epidemiologjike të popullsisë për periudhën qershor 2018 – qershor 2020 është nënshkruar vitin e kaluar.

Shpallet epidemia e fruthit në Maqedoninë e Veriut
Lexo po ashtu Shpallet epidemia e fruthit në Maqedoninë e Veriut

Ndryshe, nga Instituti për Shëndet Publik dje deklaruan se ka mbi një mijë të prekur nga virusi i fruthit në disa qytete në vend. Ndërsa dje Komisioni për Sëmundje Ngjitëse vendosi që të shpall gjendje epidemie në nivel të shtetit.

Për momentin në Klinikën Infektive janë hospitalizuar 55 pacientë, prej të cilëve 36 fëmijë. Në gjendje më të rëndë janë shtatë nga të prekurit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori