Për Ferrarin viti që lamë pas ka qenë i mirë kur bëhet fjalë për shitje, e këtë e kanë ndjerë në xhepat e tyre edhe punonjësit e kësaj kompanie italiane që fituan bonuse.
Ferrari ndau për punonjësit bonuse në vlerë prej 12 mijë eurove, kjo pasi vitin e kaluar shiti 11.155 vetura në mbarë botën – duke tejkaluar shifrat e vitit 2020 për 22,3 për qind, transmeton Telegrafi.
Një e dhënë më mbresëlënëse është që kjo shitje ishte më e mirë edhe krahasuar me periudhën para pandemisë së COVID-19, përkatësisht në vitin 2019 kur shitja ra për 10 për qind.
Nga Ferrari kanë konfirmuar se kanë marrë porosi deri në vitin 2023, e kur bëhet fjalë për rezultatet e shitjeve për këtë vit, pritjet gjithashtu janë të mëdha kjo për faktin se së shpejti do të prezantohet SUV-i i njohur si Purosangue.
Për kompaninë që po futet në botën e elektrifikimit, këto të dhëna janë një mënyrë e mirë e dalje nga epoka e veturave sportive me benzinë.
Kërkesat për veturat e Ferrari janë të mëdha, në veçanti në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Më të popullarizuarat janë modelet me motor V8, e fjala është për një rritje prej 34,6 për qind. Në rastin e modeleve me motor V12, ka një rënie. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Vetura 1.3 milion dollarëshe përplaset në një shtëpi dhe shkakton dëme të konsiderueshme
Ferrari zbulon detaje nga modeli i ri
Renault Megane E-Tech më i lirë se kurrë
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe