LAJMI I FUNDIT:

Pas shfaqjes së rasteve të para me coronavirus, në QKUK kanë lindur 438 foshnje

Pas shfaqjes së rasteve të para me coronavirus, në QKUK kanë lindur 438 foshnje

Nga muaji janar i këtij viti në Klinikën Gjinekologjike të QKUK, janë kryer 3, 421 lindje, prej tyre 1, 221 me prerje cezariane. Kurse nga 13 marsi pas shfaqjes së rasteve të para me coronavirus e deri në fund të muajit maj janë kryer 438 lindje, 162 prej tyre me prerje cezariane dhe 18 operacione urgjente.

Këto shifra i bëri të ditur drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismaili.


“Nga janari kemi pasur deri me sot 3, 421 lindje, prej tyre të përfunduara 1, 221 me prerje cezariane. Kemi bërë një analizë të tre mujorit nga 13 marsi kemi pasur 438 lindje, 162 me prerje cezariane dhe 18 operacione urgjente. Gjatë muajit prill kemi pasur 692 lindje, 241 me prerje cezariane si dhe 17 operacione urgjente. Në muajin maj deri me datën 25 kemi pasur 597 lindje, 184 me prerje cezariane dhe 18 operacione urgjente”, tha Ismaili, për Ekonomia Online.

Drejtori Ismaili deklaroi se nga përhapja e pandemisë kjo klinikë ka ndërmarrë disa hapa për të  parandaluar coronavirusin.

Ismaili njoftoi se klinika ka ndaluar vizitat e  palëve dhe shoqëruese të pacienteve.

Megjithatë, pavarësisht kësaj ai potencoi se ka pasur reduktime të stafit si shkak i parandalimit të virusit, por duke mos i lërë anash pacientet, si dhe klinika ka reduktuar programin elektiv.

“Fillimisht ne kemi marrë disa hapa për ta penguar dhe për të parandaluar përhapjen e sëmundjes me covid-19. I kemi ndaluar vizitat e palëve dhe shoqëruese nga 13 marsi tërësisht”.

“E kemi reduktuar programin elektiv i cili pritet nga 1 qershori t’i kthehet normalitetit. Kemi bërë reduktimin e stafit, jo për të vuajtur repartet apo pacientët, por për të zvogëluar frekuentimin e personelit në klinikë, kemi punuar me një kapacitet të zvogëluar”, shtoi ai.

Ismaili thotë se nga 1 qershori Klinika Gjinekologjike pritet t’i kthehet normaliteti me kapacitet të plotë si fazë testuese.

“Dalëngadalë është një komision në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë ku jemi duke bërë planifikimin që nga 1 qershori t’i kthehemi programit elektiv, ta bëjmë sistemimin e atyre që janë me urgjente. Nga 1-15 qershor e kemi fazën provuese që t’i kthehemi normaliteti, e të fillojmë me kapacitet të plotë”, tha Ismaili.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori