Rezultatet e ulëta në zgjedhjet vendore në Maqedoninë e Veriut, ku Lidhja Socialdemokrate (LSDM), sipas treguesve të parë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, humbi shumicën e komunave me kandidatët e saj, e bënë kryetarin e kësaj partie dhe Kryeministër i vendit, Zoran Zaev, të japë dorëheqjen nga këto funksione, duke marrë vetë përgjegjësinë për humbjen. Pritet mbledhja e Kuvendit nëse ai do të miratojë vendimin e mësipërm.
Zoran Zaev është në krye të LSDM-së nga viti 2013 dhe si kryeministër prej vitit 2017. Është hera e parë në historinë e Maqedonisë së Veriut, qëkurse është shtet i pavarur, që Kryeministri i saj jep dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet vendore. Kështu, edhe shkuarja e tij nesër në Beograd në takimin për nismën “Ballkan i hapur”, duket e parealizueshme dhe vë në pikëpyetje mbajtjen e takimit. Zoran Zaev mbetet sërish, siç deklaron, në radhët e para të luftës si anëtar i LSDM-së dhe pjesë e popullit progresiv.
Çfarë tregoi raundi i dytë i këtyre zgjedhjeve?
Ajo që bie në sy në humbjen e zgjedhjeve nga partia në pushtet, është fakti se dhe në shtatë komunat e fituara prej saj në këtë raund, së bashku me të parin – 16, përgjithësisht ato janë komuna të vogla. Përballë LSDM-së, VMRO-DPMNE, opozita e deritanishme, e cila ka fituar në të dyja raundet 41 komuna nga 80 që është numri i tyre për tërë Maqedoninë e Veriut, përfshirë në këtë fitore edhe Shkupin. Kujtojmë se në zgjedhjet vendore të 2017-së, ajo fitoi vetëm në pesë komuna, kur LSDM-ja kishte marrë 57 komuna.
Partitë shqiptare, përsëri të copëzuara, kur mund të fitonin më shumë komuna. Sëmundja jonë e njohur. Bashkimi Demokrat për Integrim mori dhjetë komuna, mes së cilave Kërçovën, Strugën dhe Çairin që mbahen për komuna të mëdha, kurse Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja “Besa” kanë fituar në dy komuna secila, duke përfshirë respektivisht Gostivarin dhe Tetovën. Për komunën e Dibrës do të duhet dhe një raund tjetër zgjedhjesh midis dy kandidatëve shqiptarë, atij të BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët.
Fitimtarët, VMRO-DPMNE, paralajmëruan me kohë sigurinë e tyre në këtë fitore. Këtë e stimuloi bashkimi më mirë i bllokut opozitar përmes dy motiveve: së pari, ai për një shtet pa korrupsion dhe së dyti, shpejtimi jo me fjalë, por me punë i integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Kreu i opozitës, Hristijan Miçkovski, diti të kapet pas dobësive të qeverisjes aktuale për të konkretizuar gjithë retorikën dhe veprimtarinë e partisë në një fitore bindëse. Miçkovski, duke ruajtur jo më kot modestinë, nuk e sheh të përshtatshëm festimin e fitores, përderisa tani e ka në xhep atë. Retorika e tij dhe më tej i vlerëson sfida serioze ato me të cilat po përballet vendi, kur është fjala për krizën ekonomike, sidomos atë energjetike, agresivitetin e shtuar të pandemisë.
VMRO-DPMNE-së, nga ana tjetër, nuk i intereson thjesht zëvendësimi i kryeministrit dhe kabinetit qeveritar me njerëz po të koalicionit aktual qeverisës. Sepse mandati për formimin e qeverisë i jepet nga Presidenti partisë apo koalicionit partiak që ka mazhorancën në Kuvend. Ndërkaq, Zaev përsërit qëndrimin e tij që vendi nuk ka pse kalon në zgjedhje të parakohshme, me mundësinë për “riorganizimin e qeverisë”. Dhe, realisht, kjo do ta rëndonte më tepër situatën në vend. Madje, dje mbasdite, Zaev ka biseduar me drejtuesit e partive në koalicionin qeveritar, për t’u këshilluar për Kryeministrin e ri dhe përbërjen e qeverisë së re. VMRO-DPMNE është e interesuar për zgjedhje të reja parlamentare, pasi, sipas Miçkovskit “shumica e sotme e ka humbur legjitimitetin politik”.
Me sa duket, kriza ekonomike, shtrirja e pandemisë dhe humbjet jo të vogla në njerëz për shkak të Covid-19, do ta penalizonin qeverisjen e sotme të kryesuar nga Zaevi. Mendojmë se në këtë humbje nuk ka qenë pa ndikim dhe ndryshimi i emrit të Maqedonisë, edhe pse marrëveshja historike e Prespës me Greqinë, tre vjet më parë, përbën një ngjarje të rëndësishme në rrugëtimin evropian të vendit. Gjurmët e këtij ndryshimi nuk sfumohen lehtë. Mungesa e hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian, pavarësisht që kjo ishte për shkak të Bullgarisë, e cila bllokoi bisedimet e pranimit, do të bëhej një faktor tjetër që zgjedhësit vështirë ta devijonin kur dihet dhe fryma pro bullgare mes tyre.
Tani e rëndësishme është që Maqedonia ta kapërcejë këtë situatë dhe qeveria, pa apo me Zaevin, të nxjerrë mësimet e nevojshme, duke shkundur lodhjen që është vërejtur, për të fituar mbështetjen e qytetarëve të vet, nga e cila ajo mbeti e zhgënjyer në zgjedhjet e dy ditëve më parë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë