LAJMI I FUNDIT:

Pas prishjes së koalicionit me LDK-në, AKR i bashkon forcat me Vetëvendosjen

Pas prishjes së koalicionit me LDK-në, AKR i bashkon forcat me Vetëvendosjen

Aleanca Kosova e Re dega në Mitrovicë pas prishjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, sot do të zyrtarizojë një tjetër koalicion.

AKR sot në orën 17:00 do të nënshkruaj marrëveshjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje dega në Mitrovicë.

“Njoftohen të gjithë gazetaret se sot ne ora 17:00 në ambientin e Komunës së Mitrovicës, do të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit në mes AKR dega në Mitrovice dhe Vetëvendosjes dega po ashtu ne Mitrovicë,kjo marrëveshje pritet të jetë e qëndrueshme deri në qeverisjen komunale në zgjedhjet e ardhshme”, thuhet në njoftimin për media./Telegrafi/