LAJMI I FUNDIT:

Pas pesë përpjekjeve, KS i OKB-së miraton rezolutën për pauza humanitare në Gaza

Pas pesë përpjekjeve, KS i OKB-së miraton rezolutën për pauza humanitare në Gaza

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është përpjekur pesë herë për miratimin e një rezolute rreth luftës mes Izraelit dhe Hamasit – këtë herë duke bërë thirrje për pauza të zgjatura humanitare dhe korridore urgjente në të gjithë Gazën.

Këshilli 15 anëtarësh, i cili ka përgjegjësinë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, ka votuar sonte pro rezolutës.


Britania, SHBA dhe Rusia, të cilët kanë fuqinë për të vënë veton ndaj rezolutës, abstenuan – ndërsa 12 anëtarët e mbetur votuan pro, raporton skynews.

Rusia nuk arriti të imponoj rezolutën e saj – “armëpushim të menjëhershëm humanitar”.

Ndërkohë, rezoluta e miratuar kërkon gjithashtu respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të mos privojnë civilët nga shërbimet dhe ndihmat bazike.

Cili është ndryshimi midis armëpushimit dhe pauzës humanitare?
Lexo po ashtu Cili është ndryshimi midis armëpushimit dhe pauzës humanitare?

Megjithatë, ai nuk dënon veprimet e Hamasit – të cilat kishin qenë një pikë grindjeje mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

Ndryshe, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) thotë se rajoni ka nevojë për 160 mijë litra karburant çdo ditë për operacione humanitare – por sot, thonë ata, kanë arritur 23 mijë litra. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori