Këngëtarja shqiptare, Orhidea Latifi - Kida, mbrëmë (e shtunë), ka performuar në festivalin “Sunny Hill”.

Bukuroshja jonë mahniti publikun me performancën e saj, derisa i gjithë publiku këndonin bashkë me të.


Së fundmi, 23-vjeçarja ka ndarë me fansat në llogarinë e saj personale, Instagram, disa video nga nata e kaluar.

"Shumë faleminderit për dashurinë, ma keni bo zemren mal, fakti që jam lindë e rritë në Prishtinë është kënaqësi dhe nder i veçantë të jem pjese e Sunny Hill Festival", ka shkruar mes të tjerash ajo.

Ndryshe, Kida performoi për herë të parë në festivalin e organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjini. /Telegrafi/