LAJMI I FUNDIT:

Pas një viti pauzë, rikthehen klasat fizike në BONEVET

Pas një viti pauzë, rikthehen klasat fizike në BONEVET

Duke respektuar masat mbrojtëse dhe duke treguar kujdes për njëri-tjetrin, do t’i fillojmë aktivitetet e para fizike për këtë vit, me numër të reduktuar të klasave.

Pas një viti pauzë me punën tonë fizike, ne po hapim dyert për të vegjlit, të rinjtë dhe çdo gjeneratë që dëshiron të edukohet përmes BONEVET.

Për shkak të gjendjes aktuale me të cilën ende jemi duke u përballur të gjithë, fillimisht do të fillojmë me 4 klasa aktive, ku numri maksimal i pjesëmarrësve në klasa do të jetë 8, me respektim të plotë të masave adekuate për parandalim të virusit.

Klasat që do të zhvillohen për muajt mars dhe prill janë: mTiny (5-7 vjeç), Modë dhe Riciklim (7-10 vjeç), Art me Dru (11-14 vjeç) dhe 3D Printim (11-14 vjeç).

Për më shumë detaje vizitoni faqen tonë www.bonevet.org, duke shikuar klasët aktive përmes prekjes së menusë “KLASAT”.

Artikull i sponzorizuar