LAJMI I FUNDIT:

Pas një mosmarrëveshje, me vetëm një goditje e nokauton burrin në Londër (Video, +18)

Pas një mosmarrëveshje, me vetëm një goditje e nokauton burrin në Londër (Video, +18)

Një burrë është rrëzuar në tokë pa vetëdije me vetëm një goditje që e pranoi në fytyrë nga një burrë tjetër, me të cilin pati një mosmarrëveshje në stacionin e trenit në Londër.

Në videon amatore shfaqen një grup burrash duke pritur trenin, kur njëri prej tyre shfaq shenja të agresivitetit, transmeton Telegrafi.

Dhe në një moment fillojnë të shajnë njëri-tjetrin, dhe pas disa sekondave personi që dukej paksa më i ri në moshë me vetëm një goditje në fytyrë e nokauton tjetrin.

Videoja është postuar sot në orët e para të mëngjesit, kurse nuk dihet nëse personi që rrëzohet pavetëdije në me fytyrë në tokë ka pësuar lëndime serioze. /Telegrafi/