Ndonëse përfliten prej muajsh në rrjetet sociale, reperi shqiptar, Mozzik dhe Loredana Zefi më në fund e konfirmuan ndarjen e tyre.

Ishte vet reperja Zefi, e cila me anë të një postimi të publikuar në Instagram, tregoi se është ndarë nga partneri i saj, ndërsa tani e tutje do vazhdojë si artiste e vetme, në mënyrë që të kujdeset për vajzën, Hanën.


Jeta private padyshim se ndikon tejet shumë edhe në atë profesionale, e së fundmi edhe Mozzik duket se po kalon në një periudhë të vështirë të jetës së tij.

640 0 5b1c3520d16bb Mozzik dhe Loredana Zefi

Pas konfirmimit të Loredanës se ata do të kenë një pushim si në jetë private ashtu edhe në biznes, tani ky i fundit vjen me një mesazh në gjuhën gjermane.

"Ndoshta nuk di gjithçka, por e di që Zoti nuk ka Instagram, por prapë më ndjek kudo", ka shkruar ai.

Ndërkohë, Lori po ashtu bëri të ditur se në turneun BONNIE & CLYDE do të performojë e vetme, për dallim nga Mozzik i cili është kthyer në trojet shqiptare dhe aktualisht po performon përreth vendit tonë.

mozzik 72308168 2319285391717680 788846103877718824 n Mozzik me mesazh në gjuhën gjermane (Foto: Instagram)

Ish-çifti i famshëm këtë vit sollën disa hite, përfshirë "Bonnie&Clyde", "Romeo&Juliet", "Eiskalt". /Telegrafi/