Ekipi bardh e kaltër që nga tani ka menduar për lojtarët që do t’i transferoj në verë dhe në mesin e emrave të shumtë ndodhet edhe shqiptari Ledian Memushaj.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane Memushaj, është ndër synimet kryesore të Sampdorias pasi mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë është duke kaluar një super formë me Pescarën në Serie B.


Për transferimin e Memushajt, Sampdoria pritet të ofrojë dy lojtarët e talentuar si Fiorilo dhe Salomon si huazim tek Lecce që ka kartonin e shqiptarit për ta bërë shqiptarin në radhët e veta.

Pas Shkodran Mustafit, Memushaj mund të bëhet shqiptari i dytë që vesh fanellën e skuadrës gjenoviane në këto vitet e fundit. /Telegrafi/

telegrafi sport app