LAJMI I FUNDIT:

Pas mosmarrëveshjes në trafik e sulmon dhe ia dëmton veturën

Pas mosmarrëveshjes në trafik e sulmon dhe ia dëmton veturën
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se ka arrestuar një person pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik ka sulmuar fizikisht viktimën si dhe ia ka dëmtuar automjetin.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Enver Maloku”, në Prishtinë, të mërkurën në ora 23:59.


Në raportin e Policisë thuhet se është arrestuar i dyshuari, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/