LAJMI I FUNDIT:

Pas modernizimit, bombarduesi amerikan B-2 Spirit që kushton 737 milionë dollarë – është bërë i paprekshëm ndaj sistemeve mbrojtëse ruse

Pas modernizimit, bombarduesi amerikan B-2 Spirit që kushton 737 milionë dollarë – është bërë i paprekshëm ndaj sistemeve mbrojtëse ruse

Bombarduesi amerikan B-2 Spirit i prodhuar nga Northrop Grumman, pas modernizimit është bërë i paprekshëm ndaj sistemit kundërajror rus.

Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë arritur të bëjnë progres të madh në avancimin e bombarduesit strategjik, transmeton Telegrafi.


Fluturakja e Northrop Grumman që kushton mbi 700 milionë dollarë, është bërë me sistem të ri të kontrollit mbrojtës.

Në bordin e B-2 Spirit janë instaluar sensorët që janë përgjegjës për detektimin e sistemeve mbrojtëse të armikut, që i lejojnë këtij aeroplani të shmang raketat e shkrepura.

Sistemi i ri i kontrollit është bërë në veçanti për të shmangur sistemin mbrojtës rus, që pretendonin se mund të lokalizojë çfarëdo fluturake.

B-2 Spirit është bërë fluturakja e parë serike që është prodhuar për një qëllim specifik. Në total ka një peshë prej 171 mijë kilogramëve dhe mund të transportojë raketa dhe bomba të ndryshme në peshë prej 27 mijë kilogramë.

Kjo fluturake mund të lëvizë me shpejtësi maksimale prej 0.95 Mach (1010 kilometra në orë). Ka një rreze veprimi prej 11.100 kilometra dhe mund të lansojë bombat deri në 5.300 kilometra distancë.

Është i pajisur me raketa me precizitet të lartë GBU-27, AGM-154 JSOW dhe JDAM si dhe armë bërthamore B61-11 apo B83. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori