LAJMI I FUNDIT:

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përshëndeti miratimin e Senatit të SHBA-së për një paketë ndihme prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën, si provë e rolit të Uashingtonit si një “fener i demokracisë”.

Në një deklaratë në aplikacionin e mesazheve Telegram, ai tha se është “mirënjohës” për “ndihmën jetike për Ukrainën”, transmeton Telegrafi.


“Ky votim përforcon rolin e Amerikës si një fener i demokracisë dhe udhëheqës i botës së lirë”, shtoi ai.

Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë
Lexo po ashtu Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Administrata e presidentit Joe Biden tashmë po përgatit një paketë ndihme ushtarake prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën, e para e marrë nga projektligji, thanë dy zyrtarë amerikanë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Këtu përfshihen automjetet, municionet e mbrojtjes ajrore Stinger, municione shtesë për sistemet raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, municione artilerie 155 mm dhe armë të tjera që mund të përdoren menjëherë në fushëbetejë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori