LAJMI I FUNDIT:

Pas mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri për 110 vjetorin e pavarësisë, Ben Andoni: Vëllazëria tek ne është nëpër oda, kjo ishte për show mediatik

Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë, javën që lamë pas u mblodhën në Tiranë për nder të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, në mbledhjen e parë të përbashkët të dy parlamenteve, e cila u pa më shumë si një show mediatik sesa si bashkëpunim i mirëfilltë mes marrëdhënieve reale mes dy vendeve.

Gazetari dhe analisti nga Shqipëria Ben Andoni, në një intervistë në emisionin “Përballje”, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu duke komentuar këto takime dhe relacionet Kosovë- Shqipëri tha se kryeministri shqiptar Edi Rama është mjeshtër i formës, ndërsa në përmbajtje lë shumë për të dëshiruar.


Andoni theksoi se legjislaturës Kosovë-Shqipëri i duhej një mbledhje e përbashkët për të treguar nivelin dhe stadin e marrëdhënieve të parlamentarizmit.

“Brenda është patjetër pjesa e show-it mediatik. Rama është mjeshtër i formës dhe nuk mund të mohohet. Sa i përket formës nuk ka një të dytë. Mirëpo, sa i përket përmbajtjes lë shumë për të dëshiruar. Tek mbledhja e përbashkët e dy parlamenteve ka dy aspekte, aspekti i parë është që këtij legjislacioni i duhej të kishte një takim të përbashkët. Pasi një të tillë e ka bërë për herë të parë, Jozefina Topalli. Ky është momenti se kësaj legjislature i duhej një takim i përbashkët për të treguar nivelin e marrëdhënieve dhe stadin e marrëdhënieve të legjislativit”, vlerësoi gazetari Andoni.

Ai vazhdoi vlerësimin duke shtuar se Kosovës i duhet një lloj bashkëpunimi i afërt me Shqipërinë, pasi, siç tha Andoni, dialogu po futet në momentet finale.

“Ju e dini që dialogu tashmë po futet në momentet finale, pa çka se po duket se ka një presion të madh nga pala serbe, sepse kuptohet, atyre ju duhet një zgjidhje që është gati jashtë realiteteve dhe besoj që do marr pak kohë. Kosovës i duhet në këto momente që parlamenti i vet të jetë fleksibil me vendimet që do marr ekzekutivi i vendit. Por, nuk mjafton vetëm prania e Kurtit, dhe kartonat që ai ka në parlament. Por, i duhet një ndihmë e madhe edhe e legjislativit shqiptar të Tiranës, pasi përballja e Kosovës që do futet këtej e tutje me njohje reciproke me Serbinë, do të jetë shumë e vështirë dhe me procedura”, theksoi ai.

Ben Andoni, në intervistë në emisionin “Përballje”

Raporti i afërt mes Tiranës dhe Prishtinës, Andoni tha se ka filluar të bjerë.

“Kjo ndihmë e përbashkët duhet të ravijzohet dhe duhet të jetë realisht e pranishme. Është pak show. Tirana me Prishtinën, ndryshe nga periudha e parë, ka filluar të bjerë. Ka një lloj ‘shemrie’ me njëra-tjetrën për shkak të peshës specifike që ka Tirana dhe Prishtina”, u shpreh ai.

E, sa i përket marrëveshjeve të nënshkruara mes dy shteteve vendeve, Andoni tha se disa nuk janë zbatuar dhe disa nuk kanë marr jetë.

“Marrëveshjet e shumta që ka Shqipëria me Kosovën tregojnë respektin që kanë njëra me tjetrën. Disa nuk janë zbatuar, të tjera akoma nuk kanë marrë jetë dhe duket se më shumë e kanë ngutjen për t’i treguar publikut rrespektiv në Tiranë dhe Prishtinë që po punojnë…”, tha tutje gazetari dhe analisti nga Shqipëria.

Gjatë intervistës ai tha se Kosova dhe Shqipëria nuk e kanë një treg të përbashkët.

“Kur shikon në zbatim atë që qytetari i Kosovës dhe Shqipërisë pret nga kjo marrëdhënie lë shumë për të dëshiruar. Më vjen keq ta them, por ne nuk kemi një treg të përbashkët, sot e kësaj dite fermerëve shqiptarë u prishen prodhimet nëpër fusha dhe nuk kanë mundësi me rrjetet që janë sot, diku katër orë e gjysmë prodhimi shqiptar mos të shkoj në Kosovë. Kjo është absurde”.

Po ashtu ai kujtoi momentin kur Shqipëria ia ofroi vaksinat anti COVID-19 Kosovës, duke thënë se autoritetet e Kosovës nuk e kishin reagimin e duhur.

Ai po ashtu theksoi se vëllazëria mes dy vendeve është tek pjesa e odave, e cila, siç vlerësoi ai, është një kambanë alarmi.

“Për mua ka qenë e paimagjinueshme momenti kur Shqipëria ia ofroi vaksinat Kosovës dhe reagimi i autoriteteve të Kosovës nuk ishte adekuat. Pjesa vëllazërore tek ne është ajo pjesa e odave. Ajo pjesë ku të dy liderët tanë mundohem ta bëjnë për show. Por, kur vjen puna që ne si dy vëllezër t’i shikojmë shtëpitë e njërit-tjetri, kompatibël, t’i ndihmojmë njëra-tjetrën, por kjo nuk funksionon. Kjo është një kambanë alarmi. Kosova nuk shikohet më në Shqipëri si Kosova e para luftës apo ajo e kohës së pavarësisë, por si një njësi shtetërore pasi dhe është e tillë, por shikohet pak si projeksion i largët. Ata e kanë punën e  tyre dhe ne tonën. E, kjo gjë nuk më pëlqen”, tha ndër të tjera, gazetari dhe analisti, Ben Andoni.

Ben Andoni, në intervistë në emisionin “Përballje”

Analisti Andoni ka folur edhe për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi dhe trysnitë që do të jenë mbi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori