LAJMI I FUNDIT:

Pas Malit të Zi, Emina Çunmulaj nis pushimet luksoze në Saint-Tropez

Pas Malit të Zi, Emina Çunmulaj nis pushimet luksoze në Saint-Tropez
Emina Çunmulaj

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, për disa muaj ka qëndruar në vendlindjen e saj, në Mal të Zi.

Në ndërkohë, ajo ka shijuar edhe disa ditë të mira pushimi në bregdetet shqiptare, derisa është argëtuar pafund me familjarët e saj.


Bukuroshja, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka nisur pushimet sërish me familje në rivierën franceze, përkatësisht në Saint-Tropez.

View this post on Instagram

What are you drinking ? !!!! #montenegro

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on Jun 12, 2019 at 6:06am PDT

Në rrjetet sociale, ajo ka publikuar disa fotografi dhe video të ndryshme, teksa sjell pamje nga pushimet e saja përrallore.

“Mirë se vini në parajsë”, ka shkruar modelja 34-vjeçare në njërën prej fotografive.

Ndërkaq, në imazhin tjetër Çunmulaj shfaqet në bikini, linjat e të cilës janë për t’u admiruar, edhe pse është nënë e dy vajzave.

Emina Çunmulaj (Foto: Instagram/eminacunmulaj)

Përndryshe, Emina prej vitesh është e martuar me afaristin izraelit, Sam Nazarian, ku dyshja tashmë kanë dy vajza (Ella dhe Maria).

Fondacioni “Fundjavë ndryshe” vjen në Prishtinë, ndihmon familjet në nevojë (Video)
Lexo po ashtu Fondacioni “Fundjavë ndryshe” vjen në Prishtinë, ndihmon familjet në nevojë (Video)

Bukuroshja jonë po vazhdon të jetë e angazhuar në projekte të ndryshme, përfshirë edhe “Fundjavë Ndryshe”, projekt ky që ka për qëllim t’i ndihmojë familjet në nevojë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Mamiiiii Shark 🦈

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on Jun 30, 2019 at 4:22am PDT