LAJMI I FUNDIT:

Pas lirimit ndaj akuzave për terrorizëm, Haliti thotë se u gëzua pjesërisht: Astrit Dehari gjeti vdekjen në burg për shkak të këtij rasti

Pas lirimit ndaj akuzave për terrorizëm, Haliti thotë se u gëzua pjesërisht: Astrit Dehari gjeti vdekjen në burg për shkak të këtij rasti

Të martën, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka liruar nga akuzat, Frashër Krasniqin, Adea Batushën, Egzon Halitin dhe Atdhe Arifin, lidhur me akuzën për terrorizëm, akuzë për të cilën ishte arrestuar edhe aktivisti i LVV-së, tashmë i ndjerë, Astrit Dehari. Aktivisti i LVV-së Egzon Haliti ka thënë se Dehari gjeti vdekjen në burg për shkak të këtij rasti.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Haliti ka thënë se të shpallurit i pafajshëm nga akuzat për terrorizëm ishte një lajm pjesërisht i mirë duke theksuar mungesën e aktivistit të LVV-së, tashmë të ndjerit, Astrit Dehari.


Të martën, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka liruar nga akuzat, Frashër Krasniqin, Adea Batushën, Egzon Halitin dhe Atdhe Arifin, lidhur me akuzën për terrorizëm, akuzë për të cilën ishte arrestuar edhe aktivisti i LVV-së, tashmë i ndjerë, Astrit Dehari.

Lidhur me këtë, Haliti tha se Dehari gjeti vdekjen për shkak të këtij rasti dhe lirimi nga akuzat i aktivistëve duhet të shërbejë si një përgjegjësi shtesë për prokurorinë.

”Qysh prej fillimit, ne edhe e kemi thënë publikisht por edhe e kemi ditur se komplet ky proces gjyqësor i stërzgjatur ndaj nesh ka qenë komplet politik edhe jo veç politik por edhe montnim politik edhe montim gjyqësor. Sot, ke një lajm pjesërisht i mirë për shkak se u shpallëm të pafajshëm por po them pjesërisht për shkak se e kemi edhe e kemi një aktivist që është arrestuar me neve, ai është Astrit Dehari i cili nuk është shpallë i pafajshëm sot. Astrit Dehari e ka gjet vdekjen në burg për shkak të këtij rasti i cili u akuzua por terrorizëm. Pak a shumë, ky rast mundet me qenë edhe një përgjegjësi shtesë për prokurorinë që me u marr me zbardhjen sa ma shpejtë të rastit të aktivistit tonë, Astrit Dehari”, ka thënë Haliti në “FIVE” të RTV Dukagjinit.

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka liruar nga akuzat, Frashër Krasniqin, Adea Batushën, Egzon Halitin dhe Atdhe Arifin, lidhur me akuzën për terrorizëm.

Gjykata nuk ka arritur t’i vërtetojë dyshimet për të dyshuarit në lidhje me akuzat për terrorizëm ndaj asnjërit prej të përmendurve.

Në këtë proces gjyqësor, i cili ishte kthyer në rigjykim, Krasniqi, Batusha, Haliti dhe Arifi, akuzoheshin se ishin përgjegjës për sulmin në Kuvendin e Kosovës në gushtin e vitit 2016, që është kualifikuar si vepër terroriste.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) në dhjetor të vitit 2016, kishte ngritur aktakuzë kundër Frashër Krasniqit, Atdhe Arifit, Egzon Halitit dhe Adea Batushës, të cilët i akuzonte për kryerjen e veprës penale të terrorizmit.

Ndaj katër aktivistëve të Vetëvendosjes, PSRK-ja ka ngritur aktakuzë, katër muaj pasi të njëjtit, bashkë me tani të ndjerin Astrit Dehari, u arrestuan si të dyshuar për sulmin e 4 gushtit 2016, ndaj objektit të Kuvendi të Kosovës, por që Dehari kishte vdekur në nëntor të vitit 2016 në qelinë e tij në qendrën e paraburgimit në Prizren, raporton Betimi për Drejtësi.

Lidhur me këtë, të martën ka reaguar edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i cili lirimin e akuzave për terrorizëm ndaj ish-aktivistëve dhe aktivistëve të LVV-së, e ka cilësuar si drejtësi të vonuar, por, megjithatë, një vendim meritor. Sipas Kurtit, kjo e sotmja tregon se thirrja për drejtësi ndaj të ndjerit, Astrit Dehari, duhet të bëhet edhe më e prerë.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori