LAJMI I FUNDIT:

Pas largimit nga tregu i Kosovës të 1,031 çokollatave “Frey”, konfiskohet aparati i cili është përdorur për ndryshimin e afatit

Pas largimit nga tregu i Kosovës të 1,031 çokollatave “Frey”, konfiskohet aparati i cili është përdorur për ndryshimin e afatit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë konfiskuar në Prishtinë aparatin që është përdorur për ndryshimin e afatit të përdorimit të çokollatave “Frey” me origjinë nga Zvicra. 

Në raportin policor bëhet e ditur se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë, në bashkëpunim me Inspektoratin e AUVK (Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës) dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në depon për furnizim me shumicë të artikujve ushqimor, pronë e një personi të dyshuar, kanë gjetur gjithsejtë 1,031 çokollata në të cilat dyshohet se ka pasur ndërhyrje (falsifikim) në datën e përdorimit.


Sipas raportit 24 të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:00, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se aparati i cili është përdorur për ndryshimin e afatit të përdorimit është sekuestruar.

Largohen nga tregu i Kosovës çokolatat ”Frey’’, dyshohet se iu falsifikua data e skadencës
Lexo po ashtu Largohen nga tregu i Kosovës çokolatat ”Frey’’, dyshohet se iu falsifikua data e skadencës

“Është iniciuar rasti i cili do të trajtohet në koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në raport.

Ndryshe, të premten Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kishte njoftuar se ka larguar nga tregu çokollatat e Fabrikës “Frey” me origjinë nga Zvicra, pasi dyshohet se të njëjtave iu është falsifikuar data e afatit të skadimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori