LAJMI I FUNDIT:

Lavrov është dërguar në spital? Vjen reagimi i Moskës zyrtare

Lavrov është dërguar në spital? Vjen reagimi i Moskës zyrtare

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov është dërguar në spital pasi pësoi një problem shëndetësor pas mbërritjes së tij për samitin e Grupit 20 në Bali, thanë autoritetet indoneziane të hënën.

Tre zyrtarë të qeverisë dhe mjekësisë indoneziane i thanë Associated Press se diplomati rus po trajtohej në ishullin turistik, përcjell Telegrafi.


Të gjithë nuk pranuan të identifikoheshin pasi nuk ishin të autorizuar për të diskutuar çështjen publikisht.

Dy nga njerëzit thanë se Lavrov po trajtohej për një sëmundje të zemrës.

Zyrtarët thanë se ai u dërgua në Spitalin Sanglah në kryeqytetin e provincës, Denpasar. Spitali nuk komentoi menjëherë.

Lavrov është zyrtari më i lartë rus që merr pjesë në samitin e G-20 që fillon të martën.

Por rreth një lajmi të tillë ka ardhur një reagim nga Kremlini zyrtar.

Siç vë në pah Sky News, përcjell Telegrafi, Moska ka mohuar raportet se ministri i saj i Jashtëm Sergei Lavrov është në spital.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova sugjeroi në Telegram se aktualisht është me zotin Lavrov.

“Këtu me Sergey Viktorovich në Indonezi po lexojmë lajmet dhe nuk u besojmë syve: rezulton se ai është shtruar në spital”, citohet të ketë thënë ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Tajvani goditet nga dhjetëra tërmete, më i fuqishmi me magnitudë 6.3

Tajvani goditet nga dhjetëra tërmete, më i fuqishmi me magnitudë 6.3

Azia
Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori