LAJMI I FUNDIT:

Pas lahutës, Serbia kërkon të “marrë” dhe xhubletën shqiptare

Pas lahutës, Serbia kërkon të “marrë” dhe xhubletën shqiptare

Jo vetëm lahuta dhe të kënduarit me lahutë, por duket se edhe xhubleta shqiptare po kërkohet të përvetësohet nga Serbia. Këtë fakt e zbulon studiuesi Jaho Brahaj.

“Nuk kam siguri në informacionin, por serbët po përgatisin dosjen për të futur xhubletën në objekt trashëgimie. Kanë disa fshatra shqiptarë që janë në thellësi të Serbisë. Ato duan t’i fusin, por kanë hall ta fusin bashkë me Malin e Zi, sepse Mali i Zi ka popullsi shqiptare që e përdor”, ka thënë ai, teksa tregon ndryshimin mes lahutës shqiptare dhe “gusles” që përdorin serbët e malazezët.


“Pak a shumë lahuta dhe ‘gusle’ janë i njëjti instrument; shoqërojnë po të njëjtën vijë melodike. Dallojnë vetëm nga ana etnologjike dhe e përmbajtjes së tyre. Instrumenti i lahutës që kanë shqiptarët ka tek koka në gdhendje të ndryshme, objekte mitologjike ose objekte kulti që nuk i ka ajo sllave…”!

Jaho Brahaj thotë se për ta futur lahutën shqiptare në UNESCO është punuar mirë deri më 2012, derisa nuk e takojnë ministrin e atëhershëm të Kulturës në Kosovë, Enver Hoxhaj.

“Hoxhaj i ka thënë që do na prisni dhe ne, meqenëse dhe në Kosovë ka (lahuta). Nga 2012 deri më sot nuk është bërë asgjë. Kjo punë është heshtur, nuk i është propozuar më UNESCO-s”, shton Brahaj. /Ora News/