LAJMI I FUNDIT:

Pas kufizimit të leximit të tweetave, Musk bënë thirrje për uljen e përdorimit të rrjeteve sociale

Pas kufizimit të leximit të tweetave, Musk bënë thirrje për uljen e përdorimit të rrjeteve sociale

Rrjeti social Twitter ka kufizuar numrin e leximeve të postimeve nga përdoruesit.

Për ata që kanë blerë “blue tick”, mund të lexojnë 10 herë më shumë tweeta se përdoruesit e zakonshëm.


Lidhur me këtë Musk ka thënë se rrjetet sociale duhet të përdoren më pak, transmeton Telegrafi.

“Ju zgjoheni nga një ekstazë e thellë, largohu nga telefoni për të parë miqtë dhe familjen tuaj”, ishte shkrimi i Musk në profilin e tij.

Elon Musk bëri të ditur se Twitter do të kufizojë përdoruesit e paverifikuar të kenë qasje deri në 600 postime në ditë, ato të verifikuara në 6,000, derisa llogaritë e reja të paverifikuara në 300 postime në ditë.

Por më pas, kjo do të rregullohej, dhe numri i postimeve ku përdoruesit do t’i shohin gjatë një dite do të rritej.

Sipas tij, llogaritë e verifikuara së shpejti do të kufizohen me 8,000 postime në ditë, ato të paverifikuara në 800 në ditë, kurse llogaritë e reja të paverifikuara në 400 postime në ditë.

Gjithashtu, mijëra përdorues të Twitter raportuan se kishin probleme me kyçje në profilet e tyre në platformë gjatë së shtunës.

Problemi dukej se prek përdoruesit si në aplikacionin e mediave sociale ashtu edhe në uebsajt, transmeton Telegrafi.

Shumë njerëz që u përpoqën të shikonin, të bënin kërkime në sajt, ose disa që u përpoqën të rifreskonin dhe të postonin përmbajtje në platformë u ndeshën me mesazhe errori. /Telegrafi/